ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Takimi Zaev-Cipras, ekspertët: Nuk do të ketë epilog konkret

Takimi i paralajmëruar për nesër mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Aleksis Cipras sipas ekspertëve

Shkup, 16 maj - Takimi i paralajmëruar për nesër mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Aleksis Cipras sipas ekspertëve Darko Malinovski dhe Lupço Ristovski nuk do të sjellë epilogun e shumëpritur të kontestit mes dy vendeve. Megjithatë ata presin që takimi të rezultojë me një udhërrëfyes të qartë se si do të zhvillohet procesi i negociatave në periudhën e ardhshme.

"Nuk mund të themi se presim ndonjë progres përmbajtjesor në aspekt të negociatave për kontestin rreth emrit ose publikim të ndonjë zgjidhjeje. Në variantin më të mirë do të prisnim paralajmërim të hapave të ardhshëm në procesin për zgjidhjen e emrit, respektivisht të kontestit me emrin. Pra një udhërrëfyes për negociatat në të ardhmen", u shpreh Darko Malinovski, Instituti për Politikë Evropiane.

"Takimet në Sofje janë mundësi e mirë që edhe një herë të hapen të gjitha çështjet, që edhe një herë të shikohen të gjitha aspektet, të shihen të gjitha pikat kritike. (4:05-4:23) por më duket se akoma nuk ka shenja që të themi se jemi optimist, se jemi në fazën përfundimtare të marrëveshjes. Shkojmë në drejtim të mirë, por nuk është drejtim i mirë nëse vazhdimisht lëshimet janë nga ana jonë dhe nëse vazhdimisht presionet e bashkësisë ndërkombëtare janë në anën tonë", tha Lupço Ristovski, Instituti për Demokraci “Integra”.

Duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit se nuk do të jetë fundi i botës nëse nuk do të ketë zgjidhje deri në Samitin e BE-së në qershor, Ristovski vlerëson se Zaev ka filluar ta përgatisë opinionin jo vetëm me suksesin por edhe me dështimin eventual të negociatave. Ndërsa Malinovski shprehet se megjithatë duhet bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje që do të mundësonte zhbllokimin e integrimit euro-atlantik i vendit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2018, 17:00  | Xh.I. | 1,081 i lexuar

 

 

 

Analistët Lirimi i deputetëve Arnaudov dhe Vasilevski, indikacion për amnisti

Shkup, 17 tetor - Vetëm një ditë pasi kryeministri Zaev ofroi “pajtim nacional” konkretisht tha se duhet të ketë falje edhe për natën e përgjakshme të 27 prillit, dje u liruan deputetët që kishin hapur dyert atë natë, Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski.

Opinioni në fjalimin e kryeministrit Zaev vërejti ofertë për amnisti të të gjithë pjesëmarrësve në skenarin e përgjakshëm vitin e kaluar, dhe kjo si duket dje dha frytet e para.

Analisti politik Alajdin Demiri për Zhurnal shprehet se deklaratat e djeshme të Vasilevskit dhe Arnaudovit asocojnë se bëhet fjalë për amnisti dhe tendencë e Zaevit për t’i siguruar 80 deputet për ndryshimet kushtetuese.

"Është problemi i ofertës së Zaevit për pajtim. Ai pajtim duhet të ketë një kapital dhe kapitali do të jetë amnistia e dikujt. Në bazë të deklaratave të Vasilevskit dhe Arnaudov, si duket është bërë fjalë për amnisti dhe është një zanafillë e një procesi të ri dhe është një tendencë që Zaev të mbërri te votat prej 80 deputetëve për ta votuar Marrëveshjen", ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Alajdin Demiri.

Nga ana tjetër gazetari Isen Saliu shprehet se edhe pse lirimi i deputetëve Vasilevski dhe Arnaudov është një indikacion, megjithatë është herët për të thënë me siguri të plotë se ka filluar amnistimi i autorëve të 27 prillit.

“Për fat të keq, kam frikë se kemi ardhur në një situatë ku duhet mendojmë nëse ja vlen të amnistohen të dyshuarit për terrorizëm në Kuvend, në shkëmbim të votave të deputetëve të VMRO-DPMNE-së për marrëveshjen që na hap rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Sipas mendimit tim, në këtë situatë gjendemi edhe për shkak se VMRO-DPMNE ende ka pozita të forta në qeverinë aktuale, përmes ish partnerëve të saj, të cilët votuesi shqiptar  i dënoi në zgjedhjet e fundit, por jo në atë masë sa që duhej. Pikërisht për shkak të këtyre pozitave të forta të VMRO-DPMNE-së në qeverinë aktuale, mund të imponohen kompromise të tilla, siç është mundësia për amnistim të autorëve të 27 prillit. Nëse duam të jemi hipokrit, fajin për këtë mund ta kërkojmë anekënd botës. Por nëse duam të jemi të sinqertë dhe autokritik, duhet ta pranojmë se vetëm kur të dobësohen pozitat e ish partnerëve të VMRO-DPMNE-së te kampi politik shqiptar, do të jemi në gjendje të refuzojmë një kompromis eventual, siç mund të jetë amnistimi i autorëve të 27 prillit”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Isen Saliu.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 12:30  | Xh.I. | 209 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.