ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Lajme nga Maqedonia
Merko për respekt të Ramazanit, nuk lejon të futet ushqim në hapsirat e Komunës
merko-struga.jpg

Strugë, 16 maj - Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka dhënë urdhër deri te të gjithë të punësuarit në administratën e komunës, me çka ndalon të marrin ushqim dhe pije në të gjitha zyrat e komunës, përsa kohë është muaji i Ramazanit, transmeton Zhurnal.

Në këtë urdhër, në të njejtën periudhë kryetari Merko ndalon edhe pierjen e duhanit në zyra, e cila është e ndaluar dhe e dënuar edhe me ligjin për pierje të duhanit.

Ndryshe, sot është dita e parë e muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të mëshirës, të faljes, të bereqetit dhe të mirësisë. Ramazani është muaji në të cilin Allahu i Gjithëmëshirshëm e filloi zbritjen e Kuranit-udhëzuesit për mirëqenie të gjithëmbarshme njerëzore.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2018, 16:18  | Xh.I. | 21,515 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<