ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Showbiz
Fituesja e “Eurovision 2018” hedh kunja në drejtim të shqiptares, Eleni Foureira

Jo çdokush e ka pritur për mirë lajmin se këtë vit çmimin e madh të festivalit “Eurovision” e ka fituar përfaqësuesja e shteti të Izraelit, Netta Barzilai, shkruan GazetaBlic.Kjo pasi që edhe pse në fillim ishte konsideruar si një prej top favoriteve, ajo gjatë një perf

Jo çdokush e ka pritur për mirë lajmin se këtë vit çmimin e madh të festivalit “Eurovision” e ka fituar përfaqësuesja e shteti të Izraelit, Netta Barzilai, shkruan GazetaBlic.Kjo pasi që edhe pse në fillim ishte konsideruar si një prej top favoriteve, ajo gjatë një perfomance që kishte bërë “Live” i kishte dëshpëruar me të madhe të gjithë, pasi nuk ishte askund me kapjen e notave.Shumë media botërore e kanë konsideruar më atraktive e më të mirë perfomimin e përfaqësueses së shteti të Qipros, shqiptares Eleni Foureira e cila e ndezi skenën dy herë radhazi me super hitin e saj “Fuego”. Madje, “The Guardian” pat nxjerrë një listë të personave që do t’mund ta fitonin këtë çmim të madh duke e renditur, Elenin në krye si më e pëlqyera.

Pavarësisht kësaj të gjithë mbetën të befasuar kur me votat e publikut në krye të listës erdhi Netta Barzilai për ta rrëmbyer kështu çmimin e madh. E kjo e fundit gjatë një interviste të dhënë në një emision nuk ka harruar të lëshoj edhe kunja në drejtim të përfaqësuesve të tjerë e në veçanti ndaj Elenit.Mendja e saj se ajo nuk kishte konkurrencë! Të paktën kështu ka deklaruar vet. “Unë dhe Eleni ishim ‘favorite’ për ta fituar, mendoj se fitoi më origjinalja. Unë isha në garë vetëm me vetveten!” – janë fjalët e saj, duke lënë të nënkuptohet se Eleni për atë nuk ishte aspak konkurrente për të dhe aspak origjinale.

Sido që të jetë, tashmë janë ngritur dyshime se në “Eurovision” nuk është kënduar plotësisht “live” ashtu siç edhe pretendohet. Kjo pasi që në natën e parë Barzilai ka qenë “e tmerrshme” në këndim saqë nuk kishte të arritur t’i kapte shumicën e notave, teksa natën finale si me magji ajo ka kënduar aq mirë sa vështirë se mund të dallohet nga versioni “playback”

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2018, 01:05  | Z.H. | 3,458 i lexuar

 

 

 

Çizhov: Unioni Euroaziatik si alternativë e Maqedonisë për BE dhe NATO

Bruksel, 17 tetor - "Unë mendoj se për grekët, ndoshta gabojë, nuk është aq i rëndësishëm emri sa është e rëndësishme gjithçka që ndërlidhet me të, mbi të gjitha, identiteti. Mund të jetë Veriore, E Epërme, E poshtme, çfarëdo, por ata menjëherë pyesin kush janë maqedonasit, dhe pse e mbajnë emrin e njëjtë si dhe pasardhësit e Aleksandrit të Madh, thotë ambasadori rus në BE, Vlladimir Çizhov në intervistën për mia.

Ambasadori konsideron se nga dy palët, nga qeveritë e dy fqinjëve, në ato vite ka pasur mungesë të vullnetit politik për zgjidhje të çështjes.

"Nëse ky kontest për emrin ishte zgjidhur, me të cilin mendoj se është pak artificiale... e dini se Federata ruse e pranoi Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues që në vitin 1992, që nuk u pranua me shumë entuziazëm në një vend tjetër mike, në Greqi. Por megjithatë, ashtu që ka pasur raste për të zgjidhur këtë kontest. Më kujtohen vitet e 90-ta në Selanik, atëherë ishte një qytet me më shumë se 600 mijë banorë u organizuan protesta masive nga një milion e gjysmë me pishtarë, parada, gjithçka. Ajo ishte e çuditshme, por ishte edhe një element në çimentimin e ngërçit.

Ambasadori rus në BE në intervistë, jep pikëpamjen dhe mendimin e tij për referendumin në Maqedoni më 30 shtator, për Marrëveshjen e Prespës, ndërsa veçanërisht iu referua aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO. Flet për mundësitë e lëshuara në çështjen për emrin në 25 vitet e fundit...

Sipas tij, për Maqedoninë më mirë është të anëtarësohet në Unionin Euroaziatik, "si organizatë më humane dhe më demokratike", se sa në NATO. Ai Aleancën e konsideron si një koncept i gabuar i shekullit të kaluar, i cili nuk ka arritur të transformohet.

Në intervistën ekskluzive për MIA-n, ambasadori Çizhov flet edhe për "gabimet të cilët sjellin pasoja" nga Marrëveshja e Prespës, por edhe për atë se i gjithë projekti duhet të përfundojë atje ku edhe filloi, para Këshillit për siguri i OKB-së, ku do të hapet diskutim ku Rusia do të shfaq qëndrimin e saj.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 12:18  | Z.H. | 594 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.