ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Boshnjakovski: Në takimin Zaev-Cipras nuk do të merrë pjesë kancelarja gjermane Merkel

I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i Qeverisë i ka hedhur si të pavarëtata informacionet e plasuara në një pjesë të mediave gjermane se në takimin Zaev - Cipras do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Shkup, 16 maj - Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski duke komentuar pritshëmritë e Qeverisë dhe shansat që të mbyllet çështja e emrit në takimin e  nesërm të kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në margjinat e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Sofje, tha se ky takim është një hap drejt zgjidhjes së kësaj çështje, informon Zhurnal.

"Lidhur me takimin e nesërm të kryeministrit Zaev dhe Cipras, kryeministri Zaev dje publikisht tha se ende është shumë heret që të pritet një marrëveshje përfundimtare, por mendoj se ky takim është një hap drejt zgjidhjes finale", tha Boshnjakovski në takimin e së mërkurës me gazetare.

I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i Qeverisë i ka hedhur si të pavarëtata informacionet e plasuara në një pjesë të mediave gjermane se në takimin Zaev - Cipras do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

"Kancelarja Angela Merkel me kryeministrin Zoran Zaev do të ketë takim të ndarë, gjegjëisht takim bilateral. Po ashtu do të ketë takim edhe më presidentin francez Makron, takimi Zaev - Cipras do të jetë midis dy kryeministrave", tha Boshnjakovski.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2018, 13:04  | D.J. | 817 i lexuar

 

 

 

Çizhov: Unioni Euroaziatik si alternativë e Maqedonisë për BE dhe NATO

Bruksel, 17 tetor - "Unë mendoj se për grekët, ndoshta gabojë, nuk është aq i rëndësishëm emri sa është e rëndësishme gjithçka që ndërlidhet me të, mbi të gjitha, identiteti. Mund të jetë Veriore, E Epërme, E poshtme, çfarëdo, por ata menjëherë pyesin kush janë maqedonasit, dhe pse e mbajnë emrin e njëjtë si dhe pasardhësit e Aleksandrit të Madh, thotë ambasadori rus në BE, Vlladimir Çizhov në intervistën për mia.

Ambasadori konsideron se nga dy palët, nga qeveritë e dy fqinjëve, në ato vite ka pasur mungesë të vullnetit politik për zgjidhje të çështjes.

"Nëse ky kontest për emrin ishte zgjidhur, me të cilin mendoj se është pak artificiale... e dini se Federata ruse e pranoi Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues që në vitin 1992, që nuk u pranua me shumë entuziazëm në një vend tjetër mike, në Greqi. Por megjithatë, ashtu që ka pasur raste për të zgjidhur këtë kontest. Më kujtohen vitet e 90-ta në Selanik, atëherë ishte një qytet me më shumë se 600 mijë banorë u organizuan protesta masive nga një milion e gjysmë me pishtarë, parada, gjithçka. Ajo ishte e çuditshme, por ishte edhe një element në çimentimin e ngërçit.

Ambasadori rus në BE në intervistë, jep pikëpamjen dhe mendimin e tij për referendumin në Maqedoni më 30 shtator, për Marrëveshjen e Prespës, ndërsa veçanërisht iu referua aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO. Flet për mundësitë e lëshuara në çështjen për emrin në 25 vitet e fundit...

Sipas tij, për Maqedoninë më mirë është të anëtarësohet në Unionin Euroaziatik, "si organizatë më humane dhe më demokratike", se sa në NATO. Ai Aleancën e konsideron si një koncept i gabuar i shekullit të kaluar, i cili nuk ka arritur të transformohet.

Në intervistën ekskluzive për MIA-n, ambasadori Çizhov flet edhe për "gabimet të cilët sjellin pasoja" nga Marrëveshja e Prespës, por edhe për atë se i gjithë projekti duhet të përfundojë atje ku edhe filloi, para Këshillit për siguri i OKB-së, ku do të hapet diskutim ku Rusia do të shfaq qëndrimin e saj.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 12:18  | D.J. | 319 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.