ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Emri, Shkupi dhe Athina janë në fazën "thirre mikun"

Përveç Papadreut, inicativë për zgjidhjen e kontestit të emrit ka dhënë edhe ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano. Edhe pse vizita e tij nuk ka qenë publike, pritet që shumë shpejt që të inkurajohen edhe të ashtuquajturt të "pa bindur", shkruan DW, transmeton Zhurnal.

Shkup, 16 maj - Përveç Papadreut, inicativë për zgjidhjen e kontestit të emrit ka dhënë edhe ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano. Edhe pse vizita e tij nuk ka qenë publike, pritet që shumë shpejt që të inkurajohen edhe të ashtuquajturt të "pa bindur", shkruan DW, transmeton Zhurnal.

Hyrja në bisedime për emrin në fazën më të nxehtë të saj, posaçërisht para Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, në margjinat e të cilit do të realizohet edhe takimi Zaev-Cipras, ka rezultuar me aktivitetet të shtuara diplomatike dhe politike në Shkup dhe Athinë. Në këtë fazë po dominojnë "takimet inkurajuese", nga të cilat një pjesë janë publike, e një pjesë po mbahen prapa kuintave. Në kontekst të inkurajimit për zgjidhjen e çështjes së emrit, si "çelsë" vlerësohet të jetë takimi i kancelares gjermane Angela Merkel me kryeministrin e Maqedonisë dhe Greqisë, Cipras dhe Zaev, takim ky, që jozyrtarisht pritet që të mbahet në Sofje.

Ndërsa, kohë më parë me qëllim që të inkurajohet suksesi në bisedimet për emrin, një sër takimesh ka zhvilluar edhe ish-kryeministri Grek, tanimë lider i Lëvizjes greke gjithë popullore, Jorgos Papadreu, midis tjerash edhe një takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, uikendin e kaluar në qytetin grek Sunio.

Dhe përderi sa ky takim është publik, në periudhën e njëjetë në Maqedoni është mbajtur edhe një takim i ngjashëm për këtë çështje. Behet fjalë për vizitën e ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Nano.

Siç shkruan DW duke u thirrur në burime diplomatike, Nano gjatë uikendit të kaluar  është takuar me disa politikan në Maqedoni. Jozyrtarisht mësohet se ai është takuar me kryeministrin Zoran Zaev, me ish-liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe me disa politikan tjerë.

Ndërsa, tema e bisedimeve ka qenë kontesti i Maqedonisë me Greqinë rreth çështjes së emrit dhe gjetaja e zgjidhjeve për çështjet të cilat janë kontestuese për dyja palët në bisedimet që po zhvillohen me ndërmjetësim të ndërmjetësit të Kombëve të Bashkuara (KB), për çështjen e emrit, Metju Nimic.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2018, 12:49  | D.J. | 1,077 i lexuar

 

 

 

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi

Sot bëhen 21 vjet që nga rënia e dëshmorit, Adrian Rexhep Krasniqi.

Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i renë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:26  | D.J. | 386 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.