ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« Analistët » Zgjerohet shumica parlamentare për të bërë "aminin" e marrëveshjes me Greqinë për emrin

Shkup, 16  maj -  Kontesti i Maqedonisë dhe Greqisë rreth çështjes së emrit është një problem i cili është zvarritur me vite të tëra duke kërkuar një zgjidhje e cila do të ishte e pranusheme për dyja palët dhe do ti jepte fund një kontesti që do ti hapte rrugë integrimit euro-atlantik të Maqedonisë, shkruan Zhurnal.

Sëfundmi, dy Qeveritë ajo Zaev dhe ajo e Cipras po punojnë në zgjerimin e shumicës parlamentare në dy vendet e tyre me qëllim që të kenë mbështetje më të madhe rrëth zgjidhjes eventuale. Mbështetja më e madhe në Parlamentin grek, për Cipras do të nënkuptonte një miratim më të lehtë të marrëveshjes eventuale midis Shkupit dhe Athinës, e për Zaev do të nënkuptonte mundësi për të bërë ndryshime Kushtetuese rreth zgjidhjes së çështjes së emrit. Gjë për të cilën po institon pala greke.

Analisti politik, Faton Aliti thotë se zgjerimi i shumicës parlamentare  ka për qëllim primar përkrahjen më të gjërë parlamentare për ndonjë marëveshje eventuale me Greqinë. 

"Pajtohem me konstatimin se zgjerimi i shumicës  ka për qëllim primar përkrahjen më të gjërë parlamentare për ndonjë marëveshje eventuale me Greqinë. Por, te ne, për ndryshime kushtetuese është e domosdoshme edhe përkrahja e deputetëve të VMRO-së. Prandaj, zgjerimi i shumicës duhet të shiqohet edhe nga aspekti i ritjes së trysnisë ndaj udhëheqësisë së VMRO-së për të qenë proaktiv në gjetjen e zgjidhjes, në vend se këtë temë ta shfrytëzojnë vetëm për gjah votash", thotë për Zhurnal, Faton Aliti, analist.

Sipas tij, zgjidhja mund të ndodhë edhe pa angazhimin e sinqertë të tyre, por nuk do t'iu shërbente për të mirë nëse ata në këto momente historike për Maqedoninë, do ta shihnin veten në marginë të procesit.

"Në cilindo rast, nuk mendoj se do të tentohen ndryshime kushtetuese në këtë fazë, sepse kjo do të rezikonte dukshëm popullaritetin e Qeverisë Zaev, dhe kjo nuk iu përgjigjet as Brukselit dhe Uashingtonit. Mendoj se një marëveshje e cila do të thotë që integrimi dhe ndryshimet të zhvillohen paralelisht në disa faza është varianti më i mundshëm, ku ndryshimet kushtetuese do të jenë ndër hapat përfundimtarë", nënvizon Aliti.

Nga ana tjetër, analistio Fadil Lepaja thekson se dy qeveritë ajo greke dhe ajo maqedonase po zgjerojnë shumicën parlamentare me qëllim që ta kenë më të lehtë miratimin e ndonjë marrëveshje eventuale për emrin. 

"Në Maqedoni rritja e shumicës parlamentare mund të jetë tendecë që të arrihet numri i nevojshëm i shumicës për të bërë ndryshime Kushtetuese për çështjen e emrit ashtu siç kërkon Greqia. Ajo që mund të them se është çështja e emrit nuk është veç çështje e marrëdhanjeve Greqi -Maqedoni, por edhe marëdhënieve të Maqedonisë  me vijat e konfrontimit  në Ballkan. Ndryshimet në qeverin e Maqedonisë, të cilat sollën rikthimin e Maqedonisë në proceset integruese, gjithësesi se do të sabotohen nga konjuktura e moqme, e VMRO, sepse agjenda e tyre nuk është evropiane as euro-atlantike, por proruse", thekson për Zhurnal, Fadil Lepaja, analist.

Është edhe një segment, shton mëtej ai, që duhet parë, e kjo ka të bëjë me afrinëe faktorit politik shqiptarë me Turqinë dhe politikën e saj në Ballkan, e cila kohëve të fundit nuk është krejtësisht  në vijën e proceseve  integruese euro-atlantike dhe gjithashtu, është në një konfrontim tëashpër, gati afër shpërthimit të luftës me Greqinë.

"Pozicionimi i partive politike shqiptare, të cilat janë edhe në qeveri, karshi dy anëtareve të NATO-s, duhet të jetë shumë i kujdeshëm, dhe në instancën e fundit, duhet të ndjekë vijën  e integrimit  të Maqedonisë në institucionet euopiane dhe auro-atlantike", konstaton Lepaja.

Ai potencon se në përgjithësi Kushtetutat e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, do të duhet të përshtaten me frymën e këtyre proceseve.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2018, 11:00  | D.J. | 6,624 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | D.J. | 7.003 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.