Pure hithrash
receta
Pure hithrash

Pure hithrash

Përbëresit

1/2 kg hithra të njoma,

1/2 lit qumësht,

1 qepë,

1 lugë miell,

1 lugë gjalpë ose vaj ulliri,

kripë,

moskat,

2 thelpinj hudhre.

Udhëzime

Hithrat pastrohen, lahen, përvëlohen dhe priten imët.

Zihen gjysmë të mbuluara 10 minuta.

Në yndyrë të nxehtë fërgohet qepa e kaluar në rende.

Shtohet mielli dhe fërgohet 3-4 minuta gjersa të ndërrojë ngjyrën.

Hidhen hudhrat e prera imët dhe, sa të lëshojnë aromën për 2-3 sekonda, hidhet qumështi duke e përzier vazhdimisht.

Pasi të trashet pak, shtohen hithrat, kripa, piperi, arrë moskati dhe e mbuluar me kapak zihet gjersa të trashet.Pureja e nxehtë servohet me çdo lloj mishi të pjekur, të zier, të skuqur, kurse, në munges të mishit, me vezë të ziera surbull.

© ZHURNAL 11.04.2018, 12:56 | Z.H. | 1,992 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."