ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« EKSKLUZIVE » Pas 11 vitesh në krye të policisë së Dibrës vjen një shqiptar, në Tearcë një kryeshefe shqiptare

policemk.jpg

Shkup, 25 prill - Policia e qytetit të Dibrës tani e tutje do të udhëhiqet nga kuadër shqiptar, ndërsa për herë të parë në Tearcë një femër emrohet komandate policie, mëson Zhurnal. 

"Pas 11 vitesh në krye të policisë së Dibrës emërohet një shqiptar. Me policinë e Dibrës tani do të udhëheq Argëtim Vojnika. Ndërsa në Teracë për herë të parë është emëruar një femër komandate policie. Zonja Mirsade Zeqiri tani e tutje do të drejtojë Stacionin policor të Tearcës", thonë nga MPB-ja për Zhurnal.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.04.2018, 15:00  | D.J. | 15,179 i lexuar

 

 

 

Dujovski: Qëllimi i VMRO-DPMNE-së, mbrojtja e kriminelëve

Shkup, 17 tetor - Analisti Nikola Dujovski nuk pret që VMRO-DMPNE të ndryshojë qëndrimin e saj për marrëveshjen me Greqinë për emrin, as pas letrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell.

“Në VMRO DMNE nuk e vrasin fare kokën për këtë letër”, thotë analisti Dujovski, sipas të cilit kjo parti ka qëllim vetëm interesat e ngushta partiake.

“Qëllimi i vetëm i tyre është që t’i mbrojnë kiminelët”, thotë ai për Alsat.

“Maqedoninë e vizutuan njerëzit më me ndikim të politikës botërore dhe s’arritën të ndryshojnë asgjë në qëndrimet e VMRO-DPMNE-së. Unë s’pres që as kjo letër të ndryshojë diçka.

SHBA janë të dëshpëruara nga qëndrimi i opozitës në Maqedoni për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, në një letër dërguar kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka kërkuar që t’i mundësohet çdo deputeti të partisë së tij që lirshëm dhe pa kërcënime të shprehin qëndrimin e tyre dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për të zbatuar marrëveshjen për emrin, që i hap rrugën integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Nuk do t’ju befasojë fakti që ne kemi qenë të dëshpëruar nga qëndrimet e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së sa i përket referendumit dhe hapave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese”, thuhet në letërn e zyrarit të lartë amerikan.

Kjo letër për analistin Nikola Dujovski është e mirëseardhur dhe tregon që Maqedonia nuk është e vetme në rrugën e saj drejt integriemve euroatlantike.

“Letra është e mirëseardhur, është një letër në kohën e duhur, që disa njerëz të vetëdijësohen”, thotë ai.

“Kjo tregon se Republika e Maqedonisë nuk është e vetme në rrugën që ka nisur, por që letra e tij fatkeqësisht është dërguar në adresën e gabuar. Unë nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim pas kësaj letre, kur e dimë që zëvendëssekretari amerikan i shtetit e mori rrugën për një ditë që ta vizitojë Maqedoninë”.

A mund të shihet letra e zyrtarit amerikan si presion ndaj opozitës në Maqedoni e cila bashkë me Presidentin e vendit po refuzojnë dhe kundërshtojnë fortë marrëveshjen për emrin me Greqinë?

“Formalisht mund të kuptohjet si një lloj presioni ndaj opozitës”.

“Unë e shoh si presion për të mirën e Maqedonisë. Njerëzit janë të interesuar që të mos jemi vrimë e zezë. Ndërsa opozita po e sheh këtë letër si presion ndaj tyre”.

“Ky është presion nga e gjithë bota e civilizuar për shtetin tonë që të ecë përpara”, shprehet Dujovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:51  | D.J. | 672 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.