ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
VMRO: LSDM vonoi inaugurimin e rrugës që e bëri VMRO

Sipas tij, edhe kjo autostradë, edhe autostradat Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë - Ohër janë realizuar 70%, respektivisht 50%, gjatë qeverisjes së VMRO-së dhe të gjitha projektet që LSDM i proklamon si të vetat, janë në fakt të VMRO-së, pasi ajo nuk ka filluar të ndërt

Igor-Janushev-780x439.jpg
Shkup, 23 prill - Nëse LSDM do të vinte në plan të parë interesin e qytetarëve dhe jo politikbërjen, autostrada do të funksiononte që nga gushti i vitit 2017, tha në pres konferencën e sotme Janushev.
 
“VMRO e realizoi projektin për ndërtimin e autostradës deri në fazën përfundimtare që në maj të vitit 2017. Kishte mbetur vetëm vendosja e një largpërçuesi dhe përfundimi i dhomës së kontrollit. Autostrada prej 27 kilometrash, që kalon përmes një terreni të vështirë shkëmbor, ka përfunduar para 5 vitesh. LSDM harxhoi një vit për dislokimin e një shtyllë rryme dhe përfundimin e ndërtimit të një dhome kontrolli. Ajo pa arsye shtynte lëshimin në përdorim të autostradës, në mënyrë që qytetarët të harronin se ajo është ndërtuar nga VMRO. Kështu LSDM dëshironte të krijojë përshtypjen se edhe ata kanë ndërtuar diçka”,- tha Janushev.
 
Sipas tij, edhe kjo autostradë, edhe autostradat Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë - Ohër janë realizuar 70%, respektivisht 50%, gjatë qeverisjes së VMRO-së dhe të gjitha projektet që LSDM i proklamon si të vetat, janë në fakt të VMRO-së, pasi ajo nuk ka filluar të ndërtojë asnjë kilometër rrugë. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.04.2018, 18:53  | T.E. | 741 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | T.E. | 6.231 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.