ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« Qytetarët denoncojnë » SKANDAL: Bekteshi dhe Dehari të përfshirë në biznese e mallverzime edhe me Çavkovin e të birin e tij!

F.B.jpg

Shkup, 23 prill - Pas skandaleve të dyshimta që shpërthyen në opinion me ministrin "axhami" të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe tajfës së tij, për mallverzime të shumta financiare dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare për të cilat disa ditë rresht shkroi edhe Agjencia e Lajmeve Zhurnal, kanë reaguar edhe shumë qytetarë të përgjegjëshëm të cilët kanë denoncuar në redaksin tonë raste të reja në të cilat i përfshirë në SKANDALE përsëri është ministri "axhami" Bekteshi.

Qytetarët të cilët kanë denoncuar ministrin Bekteshi për mallverzime financiare pyesin atë publikisht për disa projekte që ka realizuar dhe po realizon kjo ministri, me të cilat sipas tyre ministri Bekteshi dhe tajfa e tij kanë bërë dhe po bëjnë mallverzime të majme finaciare.

Duke ju referuar denoncimeve të qytetarëve të cilat kanë ardhur në adresën elektronike të agjencisë së lajmeve Zhurnal, ne po transmetojmë një pjesë të denoncimeve të tyre, me të cilat ato kërkojnë llogari nga ministri Bekteshi për disa projekte që sipas tyre ai ka bërë mallverzime finaciare, e për të cilat ditëve në vijim Zhurnal do të hulmtojë për të zbardhur dhe dokumentuar këto denoncime.

Qytetarët pyesin, Sa lek ndau ministri Bekteshi për pushimet e qytetarëve që kanë paga të ulta? 

Ata pyesin se në projektin për subvencionim të pvc driareve me sa firma fiktive ke punuar dhe sa lek ke marrë ministri?

Edhe për subvencionet për kolektor diellor, qytetarët po ashtu thonë se ministri Bekteshi i ka tenderuar nëpër firma fiktive. Për sa e mbushe xhepin z.Bekteshi? Pyesin qytetarët!

Madje ato pyesin edhe se sa lek mori z.Bekteshi me Fatmir Deharin për konsensionin e mermeritnë Prilep, në të cilin ka gisht edhe ish-shefi i shërbimit sekret Mitko Çavkov dhe djali i tij.

“Z.Bekteshi për prodhimin e rrymës me diell sa lek morët ju dhe Fatmir Dehari? E din ti dhe biznismeni nga Gjermania. Sa lek more për koncesionin e rrërës dhe taponit në Stenkovec të Shkupit? A i dhatë gjë edhe Isenit nga Gostivari”, pyesin qytetarët z.Bekteshi dhe tajfën e tij.

Për të gjithë këto dhe shumë informacione tjera të bazuara në dokumetet e denoncuar nga qytetarë të përgjegjëshëm, identiteti i të cilëve ëhstë i njohur për Zhurnal, kërkojmë sqarim publik nga ministri i ekonomisë Kreshik Bekteshi dhe të përfshirëve tjerë në këto SKANDALE.

Zhurnal po ashtu nga burime të sigurta mëson një farë personi X në ministrin e financave është alfa dhe omega e Bekteshit dhe Deharit që ua mbulon të gjitha dallaverat e tyre, ndërsa ajo si kundërshpërmblim nuk zbret fare nga aeroplani dhe po udhëton thuajse çdo dy ditë në destinacione të ndryshme.

Zhurnal po ashtu mëson se në përgatitje e sipër nga kuzhina e Bekteshit e Deharit janë disa tendere dhe konsensione për njerëz të afërt me to, ndërsa identitetin e të gjithë këtyre që presin të përfitjonë nga "furra" e Bekteshit dhe Deharit është i njohur për redaksin e Zhurnal, por për arsye parimore nuk do ti bëjëmë publike kësaj here.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.04.2018, 16:20  | D.J. | 19,693 i lexuar

 

 

 

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi

Sot bëhen 21 vjet që nga rënia e dëshmorit, Adrian Rexhep Krasniqi.

Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i renë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:26  | D.J. | 238 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.