ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Sport
Insigne tallet me Juventusin: E kanë zakon t’i humbin finalet

Pasi skuadra e tij Napoli e mposhti Juventusin 1-0 për ta rihapur gjerësisht garën për titull në Serie A, Lorenzo Insigne e ka tallur “Zonjën e

224300631-7a21556e-cbbf-492e-897a-245a7b2e8e58_1524483326-5560283.jpg

Pasi skuadra e tij Napoli e mposhti Juventusin 1-0 për ta rihapur gjerësisht garën për titull në Serie A, Lorenzo Insigne e ka tallur “Zonjën e vjetër”.

Napoli e ka ngushtuar në vetëm një pikë epërsinë e Juventusit në krye të ligës elitare italiane falë golit të vonshëm me kokë të Kalidou Koulibaly të dielën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

I pyetur pas ndeshjes nëse Juventusi iu qas asaj ndeshjeje si një finaleje të Ligës së Kampionëve dhe e humbi atë, 26-vjeçari u përgjigj: “E kanë zakon t’i humbasin finalet”.

Komentet e italianit iu referuan faktit se Juve tashmë i ka humbur pesë finale të Ligës së Kampionëve, në vitet 1997, 1998, 2003, 2015, 2017.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.04.2018, 14:55  | Xh.I. | 842 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | Xh.I. | 5.808 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.