ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Sport
“Salah duhet menjëherë të pranojë ofertën e Realit ose Barcelonës”

Mido e ka këshilluar Salahun të largohet nga Liverpooli dhe të pranojë ofertën e njërit prej gjigantëve të Spanjës, Real Madrid e Barcelona.

sa_1524477145-1971991.jpg

Mido e ka këshilluar Salahun të largohet nga Liverpooli dhe të pranojë ofertën e njërit prej gjigantëve të Spanjës, Real Madrid e Barcelona.

25 vjeçari nga Egjipti, Mohamed Salah, po shkëlqen në sezonin debutues me fanellën e Liverpoolit në Premierligë.

Ai mbrëmë mori çmimin e lojtarit më të mirë për sezonin që po lëmë pas, ndërsa është favorit për ta fituar edhe “Këpucën e Artë” në Angli, me 31 gola, pesë më shumë se Harry Kane – teksa po lufton edhe për atë të Evropës. Salah aktualisht ka dy gola më shumë se Lionel Messi e Ciro Imobile, që ndajnë vendin e dytë me nga 29 gola.

Forma e mirë që po kalon Salah, ka zgjuar interesimin e shumë klubeve. Barcelona nuk është e kënaqur me Dembelen, kurse Reali po vuan shumë me formën zhgënjyese të Benzemas e Bale dhe Florentino Perez do të tentojë të bëjë çmos për ta transferuar në “Bernabeu”.

Ish lojtari i Tottenham, Romës e Celta Vigos, Mido – tha për “ON Sport”: “Me gjithë respektin për Liverpoolin e tifozët, Salah duhet menjëherë të pranojë çdo ofertë nga Real Madridi ose Barcelona”.

“Ai ka qenë fantastik me Liverpoolin gjatë gjithë sezonit, dhe mund të jetë shumë i dobishëm në La Liga, sidomos te Real Madridi, që po vuajnë me Gareth Bale dhe Karim Benzema – për shkak të formës së tmerrshme”, shtoi ai.

“Me kualitetin që ka dhe qetësinë, shumë lehtë do të ambientohej në La Liga”.

“Kam qenë atje për një kohë, dhe mund të them se Salah mund të ketë shans për të arritur sukses përkrah Cristiano Ronaldos dhe yjeve tjerë në Real Madrid”, shtoi mes tjerash Mido.

Salah u transferua në Liverpool nga Roma verën e kaluar për 36.9 milionë funte dhe tashmë raportohet se Reali po interesohet seriozisht për egjiptianin dhe madje, Florentio Perez, numri një i klubit, është gati të ofrojë deri në 200 milionë euro për 25 vjeçarin. /Gazeta Express/

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.04.2018, 13:07  | Xh.I. | 1,413 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | Xh.I. | 6.729 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.