DEMANT Manojllovski për Zhurnal: Jam i lumtur në partinë time, edhe më tej mbetem BDI
maqedonia
DEMANT Manojllovski për Zhurnal: Jam i lumtur në partinë time, edhe më tej mbetem BDI

DEMANT Manojllovski për Zhurnal: Jam i lumtur në partinë time, edhe më tej mbetem BDI

Shkup, 23 prill - Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka përgënjeshtruar zërat se ai do ta braktisë BDI-në dhe do të kalon në parti tjetër të re.

Gjatë fundjavës në disa media u publikua lajmi se deputeti në fjalë do të kalon në partinë e re të veprimtarit Gafurr Adili. Mediumet në fjalë kanë shkruajtur se deputeti ka pasur takim konsultativ me Gafurr Adilin.

Por Branko Manojllovski për Zhurnal u shpreh i habitur dhe shkurt u përgjigj: "Për së pari herë po dëgjoj një gjë të tillë. Jam i lumtur në partinë time".

Ai mes tjerash thotë se lajmet që janë plasuar për të nuk i ka lexuar, dhe shprehet i habitur nga lajme të tilla totalisht të pavërteta.

© ZHURNAL 23.04.2018, 12:08 | Xh.I. | 4,325 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."