ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Ekspertët: Zaev përgatit terrenin për dështim eventual

Javën e ardhshme në Vjenë do të mbahet raundi i radhës i negociatave mes kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov e Nikos Kocijas dhe ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.

zaev1111-1-1024x726.jpg

Shkup, 22 prill - Deklarata e kryeministrit Zoran Zaev se nuk do të jetë fundi i botës nëse nuk arrihet marrëveshje për emrin, për analistët është sinjal se ky i fundit po përgatit qytetarët për mos anëtarësimin e vendit në NATO në samitin e radhës. Sipas ish ambasadorit, Risto Nikovski, kryeministri pranoi se optimizmi i deritanishëm ishte joreal dhe se tani procesi ka ngecur në pikat më problematike.

Absolutisht ai paralajmëron, faktikisht pranon se negociatat kanë ngecur dhe se është e pamundur zgjidhja. Mendoj se kjo është esenca e deklaratës së tij. Edhe më parë kishte konstatime të ngjashme, por këtë herë kjo është më e fuqishme, më reale. Të gjithë që e ndjekim problemin dhe negociatat jemi dëshmitarë se kanë ngecur dhe se tani është në pyetje se si të dilet nga premtimet, nga ajo eufori joreale që ishte vendosur në Maqedoni – deklaroi Risto Nikovski, Ish ambasador.

Ambasadori polak, Jacek Multanovski theksoi se pavarësisht përpjekjeve nga qarqe të ndryshme për ta penguar procesin, për Perëndimin zgjidhja e kontestit është shumë e rëndësishme.

Ajo që po ndodh tani në marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të zhvillohet për stabilitetin e ardhshëm të vendit dhe rajonit. Kuptoj se jo të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë të interesuara të thonë “Maqedoni” dhe janë bërë disa përpjekje për ta ndalë këtë proces, por kjo dritare e mundësisë që e shohim tani për zgjidhjen e çështjes së emrit është e rëndësishme dhe nga kjo duhet të përfitojë Perëndimi, BE-ja dhe NATO-ja – u shpreh Jacek Multanovski, Ambasador i Polonisë.

Javën e ardhshme në Vjenë do të mbahet raundi i radhës i negociatave mes kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov e Nikos Kocijas dhe ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.04.2018, 15:36  | T.E. | 7,267 i lexuar

 

 

 

Analistët Lirimi i deputetëve Arnaudov dhe Vasilevski, indikacion për amnisti

Shkup, 17 tetor - Vetëm një ditë pasi kryeministri Zaev ofroi “pajtim nacional” konkretisht tha se duhet të ketë falje edhe për natën e përgjakshme të 27 prillit, dje u liruan deputetët që kishin hapur dyert atë natë, Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski.

Opinioni në fjalimin e kryeministrit Zaev vërejti ofertë për amnisti të të gjithë pjesëmarrësve në skenarin e përgjakshëm vitin e kaluar, dhe kjo si duket dje dha frytet e para.

Analisti politik Alajdin Demiri për Zhurnal shprehet se deklaratat e djeshme të Vasilevskit dhe Arnaudovit asocojnë se bëhet fjalë për amnisti dhe tendencë e Zaevit për t’i siguruar 80 deputet për ndryshimet kushtetuese.

"Është problemi i ofertës së Zaevit për pajtim. Ai pajtim duhet të ketë një kapital dhe kapitali do të jetë amnistia e dikujt. Në bazë të deklaratave të Vasilevskit dhe Arnaudov, si duket është bërë fjalë për amnisti dhe është një zanafillë e një procesi të ri dhe është një tendencë që Zaev të mbërri te votat prej 80 deputetëve për ta votuar Marrëveshjen", ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Alajdin Demiri.

Nga ana tjetër gazetari Isen Saliu shprehet se edhe pse lirimi i deputetëve Vasilevski dhe Arnaudov është një indikacion, megjithatë është herët për të thënë me siguri të plotë se ka filluar amnistimi i autorëve të 27 prillit.

“Për fat të keq, kam frikë se kemi ardhur në një situatë ku duhet mendojmë nëse ja vlen të amnistohen të dyshuarit për terrorizëm në Kuvend, në shkëmbim të votave të deputetëve të VMRO-DPMNE-së për marrëveshjen që na hap rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Sipas mendimit tim, në këtë situatë gjendemi edhe për shkak se VMRO-DPMNE ende ka pozita të forta në qeverinë aktuale, përmes ish partnerëve të saj, të cilët votuesi shqiptar  i dënoi në zgjedhjet e fundit, por jo në atë masë sa që duhej. Pikërisht për shkak të këtyre pozitave të forta të VMRO-DPMNE-së në qeverinë aktuale, mund të imponohen kompromise të tilla, siç është mundësia për amnistim të autorëve të 27 prillit. Nëse duam të jemi hipokrit, fajin për këtë mund ta kërkojmë anekënd botës. Por nëse duam të jemi të sinqertë dhe autokritik, duhet ta pranojmë se vetëm kur të dobësohen pozitat e ish partnerëve të VMRO-DPMNE-së te kampi politik shqiptar, do të jemi në gjendje të refuzojmë një kompromis eventual, siç mund të jetë amnistimi i autorëve të 27 prillit”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Isen Saliu.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 12:30  | T.E. | 655 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.