ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Në korrik Maqedonia merrë ftesë, por nuk do të jetë anëtare e NATO-s?!

NATO.jpg

Shkup, 21 prill - Republika e Maqedonisë është e mundur që të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në korrik, por nuk do të jetë anëtare e NATO-s, pasi që pason procesi i ratifikimit, kështu ka deklaruar ministria e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në brifingun e së shtunës me gazetarë, në prag të vizitës së saj në SHBA nga 26 prill deri më 2 maj, me ftesë të sekretarit shtetëror Amerikan për mbrojtje, Xhejms Matis, informon Zhurnal.

"Jemi të koncetruar që të gjejmë zgjidhje për kontestin me Greqinë për emrin deri në Samitin e NATO-s në korrik, për shkak se çdo zvarritje mund të ndryshojë situatën në terren. Vitin e ardhëshëm në Maqedoni janë zgjedhjet presidenciale, në Greqi janë zgjedhjet evropiane, por janë të mundëshme edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe për këtë vlerësojë se duhet të bëjmë përpjekje që të vijmë deri te zgjidhja", tha Shekerinska, transmeton Zhurnal.

Nga ana tjetër, edhe doktoranti i shkencave të sigurisë Hasim Murtezani, thotë se nuk përjashtohen mundësitë që Maqedonia të mos anëtarësohet në samitin e korrikut në NATO. 

"Nuk përjashtohen mundësit që Maqedonia të mos anëtarësohet në samitin e korrikut në NATO. Mendoj se pala greke poenton nëpërmjet deklaratave te ministrit të saj Koxias duke potencuar se Maqedonia nuk do marrë ftesë për NATO në samitin e rradhës, duke bërë presion te pala e vendit tonë për një zgjidhje sa më të shpejtë. Ajo që është me rëndësi është fakti se, Maqedonia po bënë përpjekje maksimale në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e emrit dhe tanimë e gjithë "loja" me emrin e shtetit është tek pala greke", thotë për Zhurnal, Hasim Murtezani, ekspert i sigurisë.  

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2018, 20:45  | D.J. | 9,037 i lexuar

 

 

 

Sërish është anuluar shpallja publike për mbështetjen financiare të kompanive ajrore

Shkup, 17 tetor - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot publikoi se sërish është anuluar shpallja publike për mbështetje financiare të kompanive ajrore që u publikua më 13 shtator të këtij viti.

Në konferencën e sotme për media në Qeveri, Sugareski informoi se deri në afatin përfundimtar është dorëzuar ofertë vetëm nga Vizer, por ajo nuk përshtatet me kushtet dhe kriteret në tender. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:34  | D.J. | 597 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.