ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Auto
Mercedesi do të shfrytëzojë motorë dhe prodhime të Volvos

Tani që Geely është aksionari më i madh në Daimler, që udhëheq Mercedesin, mund të pritet një bashkëpunim më i madh teknologjik mes dy gjigantëve. Sipas “Manager Magazin”, partneriteti mund të bëjë që Daimler të blejë një pjesë të Volvos, në të cilën pronare është Geel

auto_2017-mercedes-benz-e220d-all-terrain-v-volvo-v90-cross-country-comparison-591524154216.jpg

Tani që Geely është aksionari më i madh në Daimler, që udhëheq Mercedesin, mund të pritet një bashkëpunim më i madh teknologjik mes dy gjigantëve.

 

Sipas “Manager Magazin”, partneriteti mund të bëjë që Daimler të blejë një pjesë të Volvos, në të cilën pronare është Geely, dhe potencialisht të përdorë motorë e prodhime të tjera nga marka suedeze.

 

Partneriteti mund të shpie po ashtu që Geely dhe Mercedesi të krijojnë një platformë të përbashkët për vetura elektrike.

 

Gjithsesi, kjo revistë thotë se bashkëpunimi nuk do të përfshihet edhe në krijimin e baterive të përbashkëta.

 

Në shkurt, Li Shufu bleu aksione të Daimlerit në vlerë prej nëntë miliardë dollarësh, duke siguruar 9.69 për qind të aksioneve.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2018, 15:24  | Z.H. | 854 i lexuar

 

 

 

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi

Sot bëhen 21 vjet që nga rënia e dëshmorit, Adrian Rexhep Krasniqi.

Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i renë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:26  | Z.H. | 497 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.