Peugeot heq dorë nga ky model veturash
auto
Peugeot heq dorë nga ky model veturash

Peugeot heq dorë nga ky model veturash

Veturat me tri dyer janë duke humbur popullaritet në botë. Tani edhe gjiganti francez Peugeot ka hequr dorë nga ky version te modeli 208.

Sipas “AutoWeek”, Peugeot ka konfirmuar se nuk do të prodhojë më vetura të modelit 208 me versionin me tri dyer. Peugeot në Holandë tashmë s’po pranon fare porosi për këtë version.

 

Në Gjermani, në uebfaqe të ndryshme modeli 208 tashmë ekziston vetëm si version me pesë dyer.

 

Peugeot aktualisht është duke punuar në gjeneratën e re të modelit 208. Ai pritet të jetë më i madh në hapësirë se gjenerata aktuale.

 

Në këtë model pritet të vijë edhe një sistem hibrid, por edhe një version tërësisht elektrik, edhe pse asgjë s’është konfirmuar deri tash.

© ZHURNAL 18.04.2018, 10:27 | Z.H. | 1,653 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."