Bella Hadid e The Weeknd sërish bashkë!
showbiz
Bella Hadid e The Weeknd sërish bashkë!

Bella Hadid e The Weeknd sërish bashkë!

Supermodelja e njohur Bella Hadid, duket se iu është kthyer dashurisë së vjetër!

 

Kjo pasi sipas mediave të huaja rozë, Bella ka rindezur romancën e saj përsëri me The Ëeeknd, njofton Klan Kosova.

 

Sipas një burimi i cili ka folur për Mail Online, ata janë parë duke u puthur në festivalin e muzikës Coachella gjatë fundjavës.

 

“Ata ishin tërësisht të fokusuar tek njëri-tjetri. U puthën disa herë dhe Kylie e Kendall Jenner shkuan disa herë në tavolinën e tyre’’.

 

Fansat kanë spekuluar se kënga e re e The Weeknd, Wasted Time, flet për humbjen e modeles.

 

Çifti ishin ndarë dikur në vitin 2016-të pas dy vjetësh lidhje.

© ZHURNAL 16.04.2018, 16:40 | Z.H. | 798 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."