Revoltohet diaspora shqiptare, ministri Edmond Ademi kujdeset vetëm për diasporën maq..
Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënoi median d..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
Protestë e policisë së pyjeve për kushte më të mira
maqedon.jpg

Shkup, 16 prill - Punonjësit e policisë pyjore, përmes një proteste përpara Ministrisë së Bujqësisë, i kërkuan ministrit Ljupço Nikolovski të përmirësojë kushtet në të cilat punojnë. Ata kërkuan që tu paguhet puna jashtë orarit të punës dhe puna në turne, si dhe urgjentisht të nënshkruajnë një marrëveshje kolektive. Nëse në javët e ardhshme nuk gjejnë zgjidhje të përbashkët për problemet me të cilat ballafaqohen, ata paralajmërojnë radikalizimin e protestës.

"Nëse nuk na dalin në ndihmë, ne paralajmërojmë protesta më masive, dhe nëse edhe kjo nuk funksionon, qëllimi përfundimtar është një grevë e përgjithshme", tha Nikolla Gagovski – kryetar i sindikatës së pavarur të policisë pyjore.

"Nëse ka një grevë, 50% e të punësuarve do të jenë në punë. Ajo është në përputhje me ligjin", u shpreh Sllobodan Manevski, nënkryetar i Sindikatës së pavarur të policisë pyjore.

Nga Ministria e bujqësisë i pranuan në bisedë përfaqësuesit e sindikatës, dhe pas takimit njoftuan:

"Në takim u diskutua evidenca e punës jashtë orarit, që do të dëshmohet me procesverbale për sekuestrimin e sendeve dhe mjeteve. U përfshinë dhe u diskutuan procedurat para autoriteteve të tjera kompetente, me çka do të shihet realisht nevoja e punës jashtë orarit të punës. Deri në mes të majit, pritet të përfundojë procesi i negociatave për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive. Përfaqësuesit e policisë pyjore tani do të kenë një rol aktiv në procesin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për pyjet", njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.

Në policinë pyjore ka rreth 400 punonjës që kujdesen për prerjen e druve, gjuetinë dhe peshkimin joligjor dhe ligjor, si dhe për probleme të tjera aktuale./Alsat

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.04.2018, 16:20  | Xh.I. | 334 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.