Revoltohet diaspora shqiptare, ministri Edmond Ademi kujdeset vetëm për diasporën maq..
Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënoi median d..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
Taravari: MPB të mos i mbrojë banditët
2-2-800x445.jpg

Gostivar, 16 prill – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot foli në lidhje me incidentin që ndodhi në shkollën e mesme të gjimnazit në Gostivar.

“Në historinë e Gostivarit ,asnjëherë nuk ka ndodhur që militantë partiakë të futen në shkollë dhe të rrahin profesorë. Dhuna ndaj dy profesorëve është ushtruar nga një ish i burgosur apo shofer i Nevzat Bejtës dhe nga djali i drejtorit të shkollës që po ashtu njihet si njeri problematik. Ata janë futur në shkollë të armatosur ndërsa e tërë situata ka qenë e orkestruar nga drejtori i shkollës, i cili nga mëngjesi i ka thënë njërit prej profesorëve të rrahur se ,” do ta shikosh sot se çka do të ndodhe”. Ashtu edhe ndodhi, dy profesorët përfunduan me lëndime serioze në neuro-kirurgji në Shkup”, sqaroi kryetari i komunës, Arben Taravari.

Ai kërkoi që Ministria e Arsimit t’ia kthejë kompetencat kryetarit të komunës ndërsa organet kompetente të bëjnë zbardhjen e plotë të rastit dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar.

“ Ne thamë që marrja e ingerencave në arsim do të sjell pasoja dhe ja ku i shohim pasojat. Ne kërkojmë nga Ministri i Arsimit që të na i kthejë kompetencat, të suspendohet drejtori i shkollës së mesme të gjimnazit si orkestrës i këtij sulmi, kërkojmë që Ministria e Arsimit të informojë komunën se çfarë hapash janë ndërmarrë për rastin konkret. Ne si komunë kemi formuar komision i cili po merret me hulumtime se përse ka ardhur deri në këtë incident të dhunshëm ndërsa nga MPB kërkojmë që të mos i mbron banditët dhe ta zbardh rastin. Unë jam shumë i sigurt se nëse atë ditë, sulmues do të ishin aktivistë të ASH-së, ata sot do të ishin në burg. Ndërsa dy personat që rrahën profesorët, shëtisin  lirshëm dhe u kanosen qytetarëve dhe aktivistëve të tjerë të ASH-së” deklaroi Taravari.

Taravari kërkoi gjakftohtësi nga të gjithë qytetarët ndaj provokimeve të këtilla. Ai tha se nuk dëshiron hakmarrje por se insiston që organet kompetente ta kryejnë detyrën në favor të drejtësisë.

“Fatkeqësisht, shteti shpesh ka insistuar që shqiptarët të kenë luftë në mes veti. Unë këtë nuk do ta lejoj. Unë kam kërkuar tolerancë nga të gjithë qytetarët por edhe nga anëtarët e ASH-së që të jenë gjakftohtë ndaj provokimeve të këtilla , me qëllim që organet kompetente t’i zgjidhin këto punë.

Ai tha se do të dëshironte që dega e BDI-së në Gostivar të udhëhiqej nga një njeri meritorë me të cilin do të bashkëpunonin dhe do të ndërtonin strategji të përbashkëta në favor të qytetarëve.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.04.2018, 16:01  | D.J. | 1,417 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.