Vazhdon eksodi te LSI, 5 këshilltarë në bashkinë e Lezhës i bashkohen PS
shqiperia
Vazhdon eksodi te LSI, 5 këshilltarë në bashkinë e Lezhës i bashkohen PS

Vazhdon eksodi te LSI, 5 këshilltarë në bashkinë e Lezhës i bashkohen PS

Tiranë, 16 prill - Vazhdon eksodi tek LSI. Këtë herë pesë këshilltarë të Bashkisë Lezhë janë larguar nga forcat politike që përfaqësoni dhe janë bashkuar me Partinë Socialiste.

Mësohet se 3 këshilltar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy të partive të tjera të vogla, kanë vendosur që të  largohen nga forcat politike që përfaqësonin dhe ti bashkohen Partisë  Socialiste.

Vendimi i tyre u bë publik përmes një deklarate të përbashkët për mediat nga selia e Partisë Socialiste.

Emrat e këshilltarëve që iu bashkuan PS

Ferdinad Ndoj LSI

Hasan Muça LSI

Agim Doda LSI

Ndrek Gazulli PAK

Erind Ndreca G-99

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

© ZHURNAL 16.04.2018, 15:55 | Xh.I. | 614 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."