Këshilltarët e LSDM - Strugë në mbrojtje të krimit?!!
maqedonia
Këshilltarët e LSDM - Strugë në mbrojtje të krimit?!!

Këshilltarët e LSDM - Strugë në mbrojtje të krimit?!!

Strugë, 16 prill - Sot në mbledhjen e Këshillit, këshilltarët e LSDM-së janë bashkuar me këshilltarët e VMRO-së dhe Aleancës për Shqiptarët dhe kanë mbrojtur legalizimin kriminal që ka realizuar ish administrate komunale me faljen e pronës publike Klubit Sportiv “Ping Pong” me qëllim ndërtimin e pallateve në mes të qytetit të Strugës.

Nga komuna e Strugës kryetari Ramis Merko, elaboroj para Këshillit se prona e Komunës së Strugës jashtë ligjit është legalizuar në anë të Klubit Sportiv dhe Klubi Sportiv ka bërë marrëveshje me një kompani ndërtuese në Strugë për tu ndërtuar palate në mes qytetit.

Kryetari i komunës bëri thirrje që këshilltarët ta rrezojnë këtë vendim dhe prona tju kthehet qytetarëve dhe sportistëve struganë por për fat të keq këshilltarët e LSDM-së dolën në mbrojtje të krimit dhe e shtynë vendimin për seancën e radhës.

Arsyeja është ende e paqart!

© ZHURNAL 16.04.2018, 15:49 | Xh.I. | 1,603 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."