Fillimisht zgjerim i shumicës parlamentare, më pas rikonstruksion i Qeverisë
maqedonia
Fillimisht zgjerim i shumicës parlamentare, më pas rikonstruksion i Qeverisë

Fillimisht zgjerim i shumicës parlamentare, më pas rikonstruksion i Qeverisë

Shkup, 16 prill  – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se është akoma herët që të flitet për rikonstruksion të Qeverisë dhe se fillimisht duhet të përfundojnë bisedimet për rritje të shumicës parlamentare.

“Nuk kemi arritur deri aty. Unë kam thënë se deri në fund të muajit do të bisedojmë për rritje të shumicës parlamentare . Është radha që fillimisht së shohim për sa do të rritet dhe nëse rritet kjo shumicë parlamentare. Konform kësaj, si fazë e ardhshme do të ishin kombinimet rreth vendimeve kadrovike dhe personale. Me të vërtetë ende është herët për këtë”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përfundimit të seancës së sotme për “Ryshfeti”.

© ZHURNAL 16.04.2018, 15:36 | D.J. | 1,628 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."