Rritet çmimi i benzinës për gjysmë, ndërsa dizeli për një denarë
ekonomi
Rritet çmimi i benzinës për gjysmë, ndërsa dizeli për një denarë

Rritet çmimi i benzinës për gjysmë, ndërsa dizeli për një denarë

Shkup, 16 prill – Çmimi i benzinës me pakicë prej sonte në mesnatë do të rritet për 0.50 denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për 1 denarë.

Sipas vendimit të Komisioni Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të arrijë 68 denarë, e Eurosuperit BS-98 do të jetë 69,50 denarë, i Eurodiseli do të shitet me çmim prej 60 denarë për litër ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëritë për 48,50 denarë.

Sipas vendimit rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit dhe do të jetë 28,72 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara ishte 68,9 dollarë për barel ndërsa kursi i denarit në raport me dollarin 50,003 denarë.

© ZHURNAL 16.04.2018, 14:02 | D.J. | 2,519 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."