ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve
LSDM pro një njësie zgjedhore, BDI kundër

 

Lajme nga Shqiperia
Hapja e negociatave për Shqipërinë, Balla- Bashës: Mos lobo kundër në Gjermani
674112__original.jpg

Tiranë, 16 prill - Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se hapja e negociatave nuk është fitore e PS, por kontribut i të gjithëve.

Ai i bëri thirrje kreut demokrat Lulzim Basha që të mos lobojë në Gjermani kundër hapjes së negociatave.

“Sjellja e patolerueshme e PD ka të bëjë me kundërvënien kundër Reformës në Drejtësi dhe hapjes së negociatave. Shpresoj që Basha të mos investohet me një lobim kundër hapjes së negociatave edhe me prezencën e fundit në Berlin”, shprehet Balla.

Më tej ai thekson se si çdo shqiptar që e do vendin e vet, Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë.

“Prej nesër fillon një proces i ri për lobingun pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë në vendet anëtare, pasi kalon në vendet anëtare dhe janë ata që vendosin”, theksoi Balla.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.04.2018, 14:18  | Xh.I. | 509 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<