Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
« Zhurnal mëson » Bullgaria kërkon që të ketë konsull nderi në Shkup, Orce Kamçev
Mogherini para deputetëve: Jeni në rrugën e drejtë, në të ardhmen do të ketë edhe arr..
« Ekspertët » Raporti real, të vazhdojnë reformat
Arrestimet e kuksianëve, Basha: Thirrje për reagim popullor
paloka-1-1.jpg

Tiranë, 16 prill - Kryetari i Partisë Demokartike, Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme një video ku tregohen pamjet që vërtetojnë rrëmbimin e qytetarëve kuksianë në mes të natës dhe sipas tij dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe më pas policia dhe prokuroria kanë falsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.

“Ky është një krim shtetëror i kryer me ftohtësi kriminale dhe në bashkëpunim kriminal mes policisë dhe prokurorisë! Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës. Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës”, shkruan Basha.

Më tej ai shton se krimi shtetëror i rrëmbimit dhe burgosjes së paligjshme të qytetarëve të pafajshëm kuksianë duhet të ndëshkohet.

“Kjo është thirrje për një reagim popullor kundër padrejtësisë ndaj kuksianëve kurajozë që mbahen si kriminelë në burg, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë të lirë. Ne jemi me kuksianët. Ne jemi me popullin. Ky regjim kriminal duhet të ndalet dhe se bashku duhet të rivendosim demokracinë, drejtësinë dhe dinjitetin e njerëzve të thjeshtë”, tha Basha.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.04.2018, 14:17  | Xh.I. | 344 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median dhe fjalën e lirë
Panik i madh për pitonët: ‘Ne nuk mund ta kufizojmë numrin e tyre’
“Ecolog”, hap konkurs për punë! Apliko! (Dokument)
Befason ish kryeministri Gruevski, tregon se kur mund të arresohet
Gjermania ofron mundësi punësimi, shumica e qytetarëve të gatshëm për të lëshuar vendin
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.