Milani dhe Interi pas talentit të Ajaxit, Neres
sport
Milani dhe Interi pas talentit të Ajaxit, Neres

Milani dhe Interi pas talentit të Ajaxit, Neres

Raportohet se Interi dhe Milani janë në garë për talentin e Ajaxit, David Neres.

Sipas Calciomercato.com, interesimi i zikaltërve për Ners ka vënë dyshime për të ardhmen e Antonio Candreva dhe Ivan Perisic në Giuseppe Meazza.

Sidoqoftë, klubi i drejtuar nga Luciano Spaletti mund të lëvizë me planë konkret në këtë afat kalimtar vetëm nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Për më shumë, Milan është duke vëzhguar 21-vjeçarin tash e një kohë dhe ai konsiderohet i përshtatshëm për vizionin taktik të Gennaro Gattusos.

Neres, aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Brazilit U20.

Më herë është folur edhe për një interesim të mundshëm të Tottenham Hotspur.

Vlera e kartonit të lojtarit është rreth 30 milionë euro, gjë që për skuadrat italiane në rast se nuk arrijnë objektivat është problem.

© ZHURNAL 16.04.2018, 14:15 | Xh.I. | 1,187 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."