Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
« Zhurnal mëson » Bullgaria kërkon që të ketë konsull nderi në Shkup, Orce Kamçev
Mogherini para deputetëve: Jeni në rrugën e drejtë, në të ardhmen do të ketë edhe arr..
« Ekspertët » Raporti real, të vazhdojnë reformat
Macron: Nëse duam të jemi në unitet, duhet të pranojmë lirinë e fesë
10c9135bf9df9d945dfa7001f86aea48.jpg

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur se “nëse duam të jemi në unitet, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një program special të publikuar nga BFMTV dhe Mediapart. Ai pyetjes në lidhje me muslimanët dhe mbulesën në vend, i është përgjigjur se kryesisht feja islame është përhapur në Francë pas migrimeve dhe lëvizjeve të popullsisë.

“Për Francën kryesisht kjo fe konsiderohet e re. Historikisht Franca ka patur lidhje me katolikët, protestantët dhe hebraikët. Shumë nga bashkatdhetarët tanë kanë frikë nga ky fenomen i ri. Nëse duam të jemi në unitet, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”, ka theksuar Macron, duke bërë të ditur se sot ka 4.5 deri në 6 milionë qytetarë muslimanë francezë.

Më tej Macron ka nënvizuar se kjo frikë është ushqyer për shkak të rrymave radikale dhe se kjo nuk paraqet Islamin e vërtetë.

Pyetjes “Çfarë ndieni kur përballeni me një grua të mbuluar?”, Macron i është përgjigjur “e respektoj dhe gjithashtu ndaj kësaj duhet të tregohet respekt edhe në Francë.”

Ai duke vënë në dukje se nuk është pro një rregullimi ligjor që do të sillte ndalimin e shamive në Francë, Macron ka përmendur ndryshimet e mënyrës së jetesës tradicionale franceze me fenë islame.

Në lidhje me çështjen e pjesëmarrjes së nënave të mbuluara bashkë më fëmijët e tyre në aktivitetet dhe shëtitjet e shkollave, që në një kohë në Francë u bë temë diskutimesh, presidenti Macron u shpreh: “Nëse ato janë qytetarë, nuk janë punonjës apo me detyrë në shkollë, ata mund t’i vendosin shamitë e tyre të mbulesës sepse shkolla është laike, shoqëria nuk është laike”.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.04.2018, 12:26  | Xh.I. | 747 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median dhe fjalën e lirë
Panik i madh për pitonët: ‘Ne nuk mund ta kufizojmë numrin e tyre’
“Ecolog”, hap konkurs për punë! Apliko! (Dokument)
Befason ish kryeministri Gruevski, tregon se kur mund të arresohet
Gjermania ofron mundësi punësimi, shumica e qytetarëve të gatshëm për të lëshuar vendin
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.