Në QKUK do të kursehen gjysmë milioni euro në vit nga efiçenca e energjisë
kosova
Në QKUK do të kursehen gjysmë milioni euro në vit nga efiçenca e energjisë

Në QKUK do të kursehen gjysmë milioni euro në vit nga efiçenca e energjisë

Prishtinë, 16 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se Qeveria e Kosovës së bashku me Bankën Botërore janë duke investuar në 12 objekte, prej tyre nëntë janë spitalore dhe tri janë universitare, dhe deri në fund të vitit do të përfundojnë 50 projekte që do të ndihmojnë në kursimin e energjisë elektrike.

Këto komente ministri Lluka i bëri gjatë ceremonisë së inaugurimit të projektit të Kosovës për efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtërirë në klinikën Stomatologjisë në QKUK.

Ai pret që të përurohen edhe 20 projekte të tjera deri në shtator të këtij vit.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili me këtë rast tha se në kuadër të reformave në shëndetësi, është edhe reduktimi i shpenzimeve nëpër institucione shëndetësore.

 Drejtori i Shërbimit Klinik Universitar dhe Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu ka thënë se ky projekt është një ndihmesë e madhe pasi ato kursime do të shpërndahen për shërbime të pacientëve.

Drejtori i BB për Kosovë Marco Mantovanelli ka thënë po e mbështesin Qeverinë e Kosovës me një hua prej 31 milionë dollarë, ku qëllimi është kursimi i fondeve publike, që pritet brenda një viti të shkurtohen shpenzimet prej 18 milionë euro në vit, nga të gjitha projektet.

Ndryshe, projekti për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtërirë është duke vazhduar me përkrahje të BB edhe në sektor tjerë, nëpër komuna.


© ZHURNAL 16.04.2018, 12:23 | Xh.I. | 716 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."