E vërteta dhe Zhurnal fitojnë gjyqin ndaj "Posta e Maqedonisë", Kim Mehmeti dhe Xhevdet Pozharës
maqedonia
E vërteta dhe Zhurnal fitojnë gjyqin ndaj "Posta e Maqedonisë", Kim Mehmeti dhe Xhevdet Pozharës

E vërteta dhe Zhurnal fitojnë gjyqin ndaj "Posta e Maqedonisë", Kim Mehmeti dhe Xhevdet Pozharës

Shkup, 16 prill - Agjencia e Lajmeve Zhurnal për ca vite që është si lider në tregun mediatik çdo herë ka pasur mision informimin e drejtë dhe objektiv që opinioni të gjykoj në mënyrë sa më racionale. Për këtë shkak Zhurnal çdoherë që ka hulumtuar institucionet dhe rastet ku ka pasur dyshime për keqpërdorime të mjeteve zyrtare. 

Për këto vite në tregun mediatik Zhurnal ka fituar edhe shumë raste gjyqësore dhe me këtë dëshmohet se stafi i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal asnjëherë nuk ka bërë shpifje ndaj ndonjë personi apo institucioni, por vetëm ka hulumtuar raste të dyshimta që opinioni është dashur të jetë në dijeni. Si raste që duam t’i  përmendim është edhe lajmi që kohë më parë patëm publikuar për Postën e Maqedonisë ku në mënyrë integrale publikuam dyshime për keqpërdorimin e mjeteve financiare, gjegjësisht për një projekt mbi 1.5 milion euro.

Për këtë lajm drejtori i kësaj poste Faadis Rexhepi në emër të Postës së Maqedonisë pati dërguar padi për shpifje ndaj Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, por të njejtën lëndë e humbi dhe si fitues doli Zhurnal dhe u dëshmua se për atë që pati shkruajt ka pasur të drejtë. 

Edhe me rastin e opinionistit Kim Mehmeti për një artikull që kohë më parë ka shkruar Zhurnal, i njejti person pati paditur Agjencinë tonë, por edhe ky fatin e pati si Fadis Rexhepi, gjegjësisht Gjykata ia hodhi poshtë akuzën ndaj Zhurnal. Për këtë shkak padinë e njejtë e tërhoqi edhe Xhevdet Pozhari kur morri vesh se Kim Mehmeti e kishte humbur lëndën ndaj Agjencisë së Lajmeve Zhurnal.

Së fundmi mjeku shqiptar, anëtar i kryesisë qendrore i PDSH-së Idriz Oranës, i paska mbetur hatri pse Agjencia e Lajmeve Zhurnal publikoi një artikull gjatë ukiendit ku shkruajti se personi në fjalë është emëruar në bordin drejtues së NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”-Shkup dhe për këtë në një status ka reaguar aq ashpër saqë është tmerruar nga e vërteta e lajmit.

Dyshojmë se edhe vet Orana e ka të qartë se çfarë ka shkruar. Ai mes tjerash thotë se me Zhurnalin do të ballafaqohen në Gjykatë, por rastet e lartëpërmendura tregojnë se Orana as nuk ia ka haberin se çfarë thotë, se Zhurnal asnjëherë nuk ka bërë trillime me opinionin dhe për këtë janë edhe lëndët e fituara në organet e jurispodencës.

© ZHURNAL 16.04.2018, 12:23 | B.M. | 10,616 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."