Fermerët dhe qumështarët mirëpresin vendimin e MTI-së
kosova
Fermerët dhe qumështarët mirëpresin vendimin e MTI-së

Fermerët dhe qumështarët mirëpresin vendimin e MTI-së

Prishtinë, 16 prill - Shoqata e fermerëve dhe qumështarëve ka vlerësuas se lajmi i sotëm që Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë ka vendosur masë të përkohëshme mbrojtëse për importin e qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, është një ndër lajmet më të mira që kanë ndodhur në sektorin e tyre në vitet e fundit

“Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë mes Bosnjës dhe Kosovës dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar.Falendërojmë këtë ministri për angazhimin që ka treguar kohëve të fundit në këtë drejtim dhe presim edhe vendime tjera me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore të qumështit.”

Kjo shoqatë iu ka bërë thirrje edhe institucioneve tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të kryejnë obligimin e vet ligjor dhe t`iu krijojnë hapësirë për punë, transmeton Klan Kosova.

© ZHURNAL 16.04.2018, 12:23 | Xh.I. | 756 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."