Samiti i Sofjes, përveç Haradinajt edhe Thaçi thotë se është i ftuar
kosova
Samiti i Sofjes, përveç Haradinajt edhe Thaçi thotë se është i ftuar

Samiti i Sofjes, përveç Haradinajt edhe Thaçi thotë se është i ftuar

Prishtinë, 16 prill - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës për media me shefin e Qeverisë bullgare, Boyko Borissov, ka bërë me dije se ai ka marrë ftesë që të shkojë në Samitin BE –Ballkani Perëndimor, që mbahet më 16 dhe 17 maj

Tashmë dihet që Spanja ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Kosovës në Samit si shtet duke thënë se nuk mund të flitet për zgjerim në rastin e Kosovës dhe se kryeministri spanjoll nuk do të pranojë të fotografohet bashkë me përfaqësuesin e Kosovës në këtë Samit. Nuk dihet saktë se cila do të jetë formula që është gjetur për këtë samit, pasi për këtë nuk kanë dhënë detaje as Thaçi e as Borissov.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë Samit.

Këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi, e ka konfirmuar për Gazetën Express ditë më parë se Kosova atje do të përfaqësohet nga Haradinaj.

“Po kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë”, ka thënë shkurt.

Ndryshe, Borissov i ka uruar mirëseardhje Thaçit në këtë samit, qysh tani, gjatë konferencës në Prishtinë.

© ZHURNAL 16.04.2018, 12:19 | Xh.I. | 855 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."