Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
« Zhurnal mëson » Bullgaria kërkon që të ketë konsull nderi në Shkup, Orce Kamçev
Mogherini para deputetëve: Jeni në rrugën e drejtë, në të ardhmen do të ketë edhe arr..
« Ekspertët » Raporti real, të vazhdojnë reformat
« DËSHMI » 27 Prilli, Alimi: "U takova me vdekjen", kërkohej gjak shqiptari
feta_alimi1.jpg

Shkup, 16 prill - Abdulfetah Alimi, polici i drejtorisë së gjashtë të Ministrisë së Punëve të Bredshme (MPB), i cili punonte si sigurim në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa më 27 prill u gjend në vendin e ngjarjes dhe sipas dëshmitarëve ai me veprimin e tij arriti të shëpton kreun e ASH-së, Ziadin Sela nga vdekja gjatë sulmit fizik që ju bë aty nga një turmë huliganësh e banditësh të cilët vërshuan Parlamentin me qëllim të pengimit të zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit të Maqedonisë nga ana e shumicës parlamentare.

Abdulfetah Alimi, të hënën ka dëshmuar para Gjykatës penale për rastin e tentimit për vrasje të deputetit dhe kreut të ASH-së Ziadin Sela, raporton Zhurnal.

"Hyra në pres-qendër menjëhërë pasi kishte hyrë turma brenda. Aty në sy me ra Zoran Zaevi, Ziadin Sela, Oliver Spasovski, Talat Xhaferi dhe disa deputet tjerë. Zaev kishte gjak në kokë, ndërsa brenda mbretëronte kaos i vërtet. Kërkoheshte gjak shqiptari. Këto fjalë vijnin nga masa, e cila ishte shumë agresive dhe e dhunëshme. Së bashku edhe me një koleg tjetër kemi mbrojtur aq sa kemi mundur deputetët, por jo vetëm edhe gazetarët", tha dëshmitari Abdulfetah Alimi, i cili theksoj se situata ka qenë kaotike dhe se e përshkruante si film.

Ai në rrëfim dëshmin e tij tha se më 27 prill është "takuar me vdekjen"

"Zaevit i thonin ti je shqiptarë, je shitur, ndërsa thirrnin e bërtisnin edhe pas Talat Xhaferit edhe Ziadin Selës. Gjuanin me monitor dhe karige në drejtim të Selës", theksojë Abdulfetah Alimi, dëshmitarë i ngjarjeve të 27 Prillit./Zhurnal.mk

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.04.2018, 11:44  | D.J. | 2,694 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median dhe fjalën e lirë
Panik i madh për pitonët: ‘Ne nuk mund ta kufizojmë numrin e tyre’
“Ecolog”, hap konkurs për punë! Apliko! (Dokument)
Befason ish kryeministri Gruevski, tregon se kur mund të arresohet
Gjermania ofron mundësi punësimi, shumica e qytetarëve të gatshëm për të lëshuar vendin
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.