Një hajdut idiot! (Video)
kuriozitete
Një hajdut idiot! (Video)

Një hajdut idiot! (Video)

Ashtu si në çdo fushë të jetës, njerëzit ndahen në disa grupe përsa i përket profesionalizimit në kryerjen e detyrave që u ngarkohen.

E kësaj ndarjeje nuk mund t’u shpëtojë as “profesioni i skifterit”. Në mënyrë të thjeshtëzuar hajdutët mund të ndahen në të rëndomtë dhe elitarë, por mund të ketë edhe krejtësisht qesharakë, si rasti i mëposhtëm.

Kamerat e sigurisë të një strehë për qentë në Shtetet e Bashkuara fiksuan një moment sa të pazakontë, aq edhe humoristik. I maskuar nga maja e kokës deri tek gishti i këmbës, hajduti futet nga hyrja e qenve në derën kryesore.

Me të hyrë brenda, kamerat regjistrojnë momentin kur ai mundohet që të grabisë makinerinë që u hedh topat qenve gjatë lojërave të përditshme.

Pasi mundohet për pak çaste që të largohet bashkë me makinerinë andej nga hyri, pa i bërë llogaritë që makina ishte tepër e madhe për të hyrë në vrimën ku ai u fut vetë, dorëzohet dhe më pas vihet në kërkim të një dere tjetër, që e gjen dhe largohet bashkë me “prenë” e tij.

Ajo që e bën akoma më qesharake situatën është fakti se hajduti kishte gjatë gjithë kohës poshtë hundës një kuti qelqi të mbushur me kartmonedha të dhuruara nga njerëz të ndryshëm për mirëmbajtjen e kafshëve.

 

Mirëmbajtësit e strehës thanë se në arkë ndodheshin të paktën 4 mijë dollarë.

© ZHURNAL 16.04.2018, 12:55 | Z.H. | 1,729 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."