Si t’i kalojmë krizat nga migrena?
medicina
Si t’i kalojmë krizat nga migrena?

Si t’i kalojmë krizat nga migrena?

Mund të duket e habitshme por shkaku i saktë i migrenës është ende i panjohur.

 

Këto dhimbje koke të forta, shpesh herë nga njëra anë dhe të shoqëruara me përzierje, si dhe ndonjëherë pamje të vijave zig-zage dhe ndjeshmëri shumë të madhe ndaj dritës dhe zhurmës, duhet të shkaktohen nga veprimtaria jonormale e trurit.

 

Edhe pse nuk është një sëmundje e rrezikshme, migrena shkakton shumë dhembje te njerëzit që prek.

 

Ja katër metoda të thjeshta që do t’ju ndihmojnë në kalimin e krizave të migrenës.

 

Përdorimi i pikanteve

 

Një sasi e caktuar specash djegës duhet të përdoret gjatë krizës, por jo në çdo vakt.

 

Uji i ftohtë

 

Zhytini të dyja duart në ujë të ftohtë për sa më gjatë të mundeni.

 

Dhoma e errët

 

Përpiquni që të qëndroni në një dhomë të errët gjatë kohës kur ju kap një krizë migrene. Drita shpesh provokon dhembjen e përgjithshme si dhe atë të kokës.

 

Kafeina

 

Një sasi e moderuar e kafeinës mund të veprojë si qetësues dhembjeje për ata që vuajnë nga migrena, shkruan shekulli, transmeton Klan Kosova. Provojeni gjatë kohës kur keni dhembje.

© ZHURNAL 16.04.2018, 14:39 | Z.H. | 1,546 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."