Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
« INSIDE » Dy kryefamiljare kërkojnë ndihmë, jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira
SHA ELEM javën e ardhshme do ta ofrojë në shitje energjinë e kursyer
elem.jpg

Shkup, 15 prill  – Në tremujorin e parë të këtij viti SHA Elektranat e Maqedonisë kanë prodhuar gjithsej 1132,2 gigavat- orë energji elektrike, nga të cilat hidrocentralet kanë prodhuar 420,8 gigavat-orë, termocentralet 687,7, ndërsa Parku i erës Bogdanci 23,8 gigavat, kumtoi drejtori i SHA ELEM Dragan Minovski. Teprica e energjisë elektrike nga puna maksimale e hidrocentraleve do të shitet.

“Prodhojmë aq sa ka nevojë për shfrytëzuesit tarifor, ndërsa energjinë elektrike të cilën e kursyem me amvisëritë, puna me përgjegjësi dhe profesionale, javën e ardhshme do ta ofrojmë për shitje në tregun e lirë me çka do të realizojmë fitim për kompaninë dhe për shtetin. Kjo do të jetë shitja e parë e energjisë elektrike nga SHA ELEM pas vitit 2016”, tha Minovski.

Theksoi se në koordinim me Qendrën për menaxhim të krizave e kanë planifikuar me kujdes hyrjen në rezervuarët të cilat për shkak të reshjeve të mëdha  dhe shkrirjes së borës në fillim të pranverës shpejtë dhe në sasi të mëdha u mbushën. Me përpjekje maksimale, tha, e kanë mbajtur nivelin   edhe të Liqenit të Ohrit edhe pas rrjedhës së Drinit dhe në rezervuarët e ELEM-it, me qëllim që të mos u shkaktohet dëm  vendbanimeve përreth.

“Dëmi i objekteve hotelierike në Ohër është nga moti i keq i cili e kaploi rajonin e Ohrit, nga shpejtësia e erës e cila në momente të caktuara frynte edhe me 100 kilometra në orë dhe kishte stuhi prej 1,5 deri në dy metra. Niveli i Liqenit të Ohrit nuk shkaktoi asnjë dëm në objektet hotelierike përreth. E gjithë kjo ishte koordinuar së bashku me Qendrën për menaxhim të krizave dhe gjithçka bëmë të mos u  shkaktojmë dëme as qytetarëve  të Ohrit dhe Strugës, e as vendbanimeve përgjatë rrjedhës së Drinit”, tha Minovski sot në konferencën për media.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.04.2018, 17:09  | D.J. | 884 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.