ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Receta
Recetë: Gjevrek special

Përbërësit: 250 gr miell 25 gr maja 30 gr gjalpë (të butë) 15 gr kripë 350 ml qumësht 15 gr sheqer Përgatitja: Punoni brumin derisa të mos ju ngjitet në duar dhe lëreni që të dyfishojë vëllimin për gati 2 orë. Brumin e ardhur punojeni sërish dhe ndajeni në pjesë të bar

1-24-650x358-640x300.jpg

Përbërësit:

250 gr miell

25 gr maja

30 gr gjalpë (të butë)

15 gr kripë

350 ml qumësht

15 gr sheqer

 

Përgatitja:

Punoni brumin derisa të mos ju ngjitet në duar dhe lëreni që të dyfishojë vëllimin për gati 2 orë.

Brumin e ardhur punojeni sërish dhe ndajeni në pjesë të barabarta.

Secilës nga copat e brumit jepini formën e një topi më pas sheshojeni me pëllëmbën e dorës.

Me anë të një gote të vogël hapni një rreth në mes.

Kështu veproni me të gjitha pjesët. Lërini për gati 20 minuta që të pushojnë.

Më pas, në një tenxhere me ujë që vlon, hidhni 1 lugë gjelle sheqer dhe pak sodë buke.

Ziejini për 6 sekonda secilin nga gjevrekët duke i kthyer nga njëra anë dhe nga tjetra.

Vendosini sipër një peshqiri kuzhine që t’u thithë ujin.

Më pas vendosini në një tavë pjekjeje.

Me anë të një furçe lyejini me të bardhën e vezës, sipas dëshirës mund t’i spërkasni me fara të ndryshme.

Piqini në furrën e ndezur paraprakisht në 260 gradë për 15 deri 25 minuta.

Tani janë gati për tu servirur në pjatë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.03.2018, 13:46  | Z.H. | 3,826 i lexuar

 

 

 

Në Ditën e Shkopit të Bardhë, kryetari Taravari në vizitë te Shoqata e të verbërve “Realiteti”

Gostivar, 15 tetor - Në Ditën ndërkombëtare të personave të verbër, kryetrari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi zyrën e Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti” – Gostivar.

“Sot është 15 Tetori, dita botërore e personave të verbër, që njihet si Dita e shkopit të bardhë, andaj e përzgjodhëm pikërisht këtë ditë për të bashkëbiseduar dhe për tu njohur me hallet dhe nevojat anëtarëve të kësaj  shoqate. Më informuan se janë të ftuar në garat në ‘Gold ball' në Sarajevë. Me këtë rast ne si Komunë i mbështesim për udhëtimin dhe qëndrimin atje, si dhe urojmë që të shënojnë sa më shumë fitore. Po ashtu do tua plotësojmë edhe një kërkesë, respektivisht nevojë, do t’ua rinovojmë mjediset e Shoqatës së shpejti, menjëherë  pas përfundimit të tenderit” – theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i shoqatës Realiteti , Xhevat Fejzuli, shprehu kënaqësinë për vizitën e dytë të kryetarit Taravari, si dhe shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme.
“Shoqata jonë numëron 62 anëtarë. Falënderojmë kryetarin që na mundëson pjesëmarrjen në garat në Sarajevë dhe uroj dhe shpresoj se do të shënojmë rezultate të kënaqshme.”, u shpreh kryetari Fejzuli.

Komuna e Gostivarit për anëtarët e shoqatës Realiteti, siguroi fanella me logon e komunës, të cilat do t’i shfrytëzojnë për pjesëmarrje në garat në Sarajevë.

Vlen të theksohet edhe se prej sot, një zyrë në objektin e NP” Komunalec”,  iu dorëzua në shfrytëzim Shoqatës për personat me nevoja të posaçme “Bashkërisht Mundemi “.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 23:04  | Z.H. | 2.172 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.