Diplomatët vijnë e shkojnë, politikanët tanë asgjë nuk mësojnë
opinion
Diplomatët vijnë e shkojnë, politikanët tanë asgjë nuk mësojnë

Diplomatët vijnë e shkojnë, politikanët tanë asgjë nuk mësojnë

Deniz Memedi/Xhenis Sulimani

Pësimi nuk është mësim e as përsëritja nënë e mësimit, kur jemi te politika ballkanase dhe mentaliteti i politikbërjes. Këtë më së miri mund ta vërtetojmë nëpërmes vajtje-ardhjet e diplomatëve europian dhe botërorë në këto treva. Në analizën tonë do të marrim disa qëndrime të diplomatëve në periudhën e fundit, konkretisht që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë.

Bashkëpunim më të theksuar mes pozitës dhe opozitës. Nivel më të lartë të demokracisë. Parlamenti assesi të bllokohet. Hapni kapituj të rinj. Idetë politike diskutohen në Kuvend. Janë këto sugjerime të diplomatëve tashmë 3 dekada në Maqedoni. Përsëritja është vërtetim se ne ngelim dhe nuk mësojmë nga gabimet historike, por i përsërisim të njëjtat. Kjo vjen si pasojë e faktit që të zgjedhurit në Maqedoni kanë dështuar në çdo proces të mundshëm që shpien drejt një shteti modern europian.

Politikanët në Maqedoni nuk arritën që të kultivojnë kulturën e dialogut- bazën e politikës. Pa një bazë- themel të politikbërjes nuk ke se si të arrish në nivel të nevojshëm demokratik. Në moment që Kuvendi rri më shumë i bllokuar sesa funksional nuk mund ta bindësh botën dhe diplomacinë europiane se vendi ka dinjitetin për të qenë pjesë e një forumi që parlamentarizmin e ka ideal dhe e aplikon mjeshtërisht.

Kujtojmë vetëm disa nga deklaratat e fundit të diplomatëve europian që vërtetojnë tezën tonë, se te ne përsëritja nuk është nënë e mësimit.

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian nisi një diskutim pas një projekt-rezolute të hartuar nga eurodeputeti slloven Zoran Thaler, bazuar në Raportin e Progresit të Komisionit Europian të vitit të kaluar mbi vendin. Thaler në rezolutë kërkon të përcaktohet datë për fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë me Bashkimin Evropian. Në diskutimin e tij të ai vuri në dukje fushat e renditura në projekt-rezolutën, të cilën Maqedonia duhet të punojë në periudhën vijuese – situatën në media dhe reformën e administratës publike.

Eurodeputetët gjermanë dhe sllovakë, Elmar Brock dhe Eduard Kukan gjatë debatit bënë thirrje dhe apeluan deri te opozita për kthimin e saj në Parlamentin maqedonas. (10 shkurt 2011 – https://kajgana.com/evropratenicite-debatiraat-po-nacrt-rezolucijata-na-taler )

Delagacioni Europian, i cili në Shkup arriti gjatë ditës së djeshme, sot ka zhvilluar një takim me ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Popovski. Ish kryetari i parlamentit evropian, Jerzhi Buzek, ka kritikuar mungesën e opozitës në Kuvend, duke theksuar se kjo nuk është në përputhje me standardet demokratike.  “Njëri nga parimet kryesore gjatë integrimit në BE, është niveli i lartë i demokracisë. Dhe, demokracia nënkupton dialog konstant mes qeverisë dhe opozitës. Kësi lloj dialogu, duhet të ekziston në parlament si një institucion demokratik. Nga pik vështrimi i standardeve demokratike, mungesa e opozitës është e pa lejueshme. Këtej, vetëm mundem ta inkurajoj opozitën që të kthehet në Kuvend dhe të fillojë dialogun në këtë institucion demokratik”, deklaroi Buzek.

Nga ana tjetër, deputeti rumun, Laszlo Tokesh, ka transmetuar madje edhe mesazhin e liderit të Partisë Popullore të Evropës, Josef Dull, i cili ka bërë të ditur se bllokimi i Kuvendit është gjest jodemokratik.  “Ne kemi një mesazh për opozitën, të cilën e dërgon lideri i Partisë Popullore të të Evropës, Josef Dull. Ai ka potencuar se Parlamenti është institucion i demokracisë dhe si i tillë nuk mundet të bllokohet. Dhe, si shtete ish komuniste, jemi të vetëdijshëm se vetëm në diktaturë ka munguar dialogu. Na duhet dialogu në vend të luftës.”,  bëri të ditur deputeti rumun, Tokesh.

Edhe përfaqësuesi sllovak, Miloslav Mikolashik, dha kritikat e veta. Ai u shpreh se mos participimi i opozitës nuk është sinjal i mirë drejt BE-së. “Keni mundësi të filloi të bisedoni dhe të hapni kapituj të ri. Mirëpo, kur sinjalet nga një shtet janë të tilla që opozita nuk participon, ato janë sinjale të gabuara”, Miloslav Mikolashik, euro deputet nga Sllovakia. (12.02.2013 – http://portalb.mk/73530-eurodeputetet-opozita-fajtore-per-krizen-politike/ )

Beteja dhe gara e ideve politike duhet të zhvillohet brenda institucioneve demokratike dhe jo jashtë tyre – vendi i opozitës është në Parlament. Ky është mesazhi i përbashkët i Miqve të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, gjatë takimit të djeshëm në Parlamentin Evropian. Të gjithë eurodeputetët e pranishëm në takim lëshuan mesazhin se opozita nuk duhet të bojkotojë Kuvendin dhe të injorojë votat e votuesve opozitarë të cilët nuk pajtohen me politikat e pushtetit.

“Vendi i opozitës, absolutisht, është në Kuvend. Aty ndodhet mejdani i betejës politike, jo në rrugë”, tha eurodeputeti kroat Tonino Picula, nga radhët e socialdemokratëve. (12.11.2014 – http://portalb.mk/121841-miqte-e-maqedonise-ne-be-opozita-te-kthehet-ne-kuvend/)

Në Parlamentin Evropian përfundoi takimi bilateral të tre përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, Nikola Poposki, Nikola Todorov dhe Ilija Dimovski me eurodeputetët Ivo Vajgl, Edward Kukan dhe Richard Hoëitt dhe në kuadër të dialogut të udhëhequr nga përfaqësuesit e Parlamentit Europian me LSDM’në Bruksel, sipas MIA-s. Informacionet jozyrtare nga dy takimet është se qëndrimet e eurodeputeteve është kthimi urgjent i Social Demokratëve të Maqedonisë në Parlamentin maqedonas dhe ndërprerja e shpalljes së bisedave telefonike që janë fituar në mënyrë të paligjshme, që do të ndjeket nga rasti “Puch”, i cili do të provojë vërtetësinë e tyre. (30 Mars 2015 – http://netpress.com.mk/evropratenicite-so-stav-itno-vrakjanje-na-opozicijata-vo-sobranie-i-prekinuvanje-so-objavuvanje-na-telefonskite-razgovori/ )

Treshja e Brukselit (Vajgell, Kukan dhe Hovit) u tha partive politike se ata nuk kanë më shumë kohë për të shpenzuar, dhe angazhimi i plotë dhe fokusi në çështjet e mbetura të marrëveshjes së Przhino janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Në takimet e shumta që kemi pasur këto dy ditë mund të shohim se ende ekzistojnë dallime në dinamikën e zbatimit të punës / reformave. Ne kemi vërejtje të tjera nga takimet … Për shembull, ne nuk hasëm unanimitet në lidhje me situatën me median, e cila nuk është aspak e kënaqshme. Do të donim të kishim më shumë transparencë, më shumë hapësirë ​​për median. Ka mungesë të komunikimit, gjithashtu një shkëmbim demokratik të ideve përmes mediave, dhe medias private dhe publike. Ky është një disavantazh shumë i rëndësishëm për sistemin demokratik të vendit. Kështu, shumë gjëra mund të bëhen dhe të ofrohen, në javët dhe muajt e ardhshëm mund të ndërmerren shumë hapa konkretë, në mënyrë që të përmirësohet situata në media, si dhe roli që mediat duhet të luajnë në një shtet demokratik ” , tha Vajgl në prezantimin e tij.

“Ne presim që Maqedonia të vazhdojë në rrugën e reformave. Deri më tani janë bërë shumë pak reforma. Çështje dhe hapa të tjerë u morën dhe u harmonizuan, ndonjëherë me kohë, por shpesh me vonesë. Ka një proces që vazhdon. Kjo mund të pranohet si një trend pozitiv, por koha duhet të përdoret racionalisht dhe partitë politike të jenë të angazhuar për interesin më të rëndësishem të vendit. Unë mund të premtoj se Parlamenti Evropian do të jetë i pranishëm në vend, do të jenë të interesuar në këtë proces, ne do të vijmë prap ketu dhe gjithashtu do te raportojme prane të kolegëve tanë nga PE dhe do të jemi në kontakt me institucionet e tjera evropiane, veçanërisht të Komisionit Evropian. Është interesi ynë i përbashkët të kemi një Maqedoni demokratike, “tha Vajgl. (12 Janar 2016 – https://www.mkd.mk/makedonija/politika/vajgl-kukan-hovit zagrizhuva-sostojbata-so-mediumite-treba-reformi-za izborite?utm_source=daily.mk&utm_medium=daily.mk )

“Bojkotimi i Parlamentit është shndërruar në sport në rajonin e Ballkanit, por debati politik në vend duhet të zhvillohet në Parlament”, deklaroi euro- deputeti Eduard Kukan, gjatë debatit të djeshëm në Parlamentin Evropian, me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”. Kukan duke folur për situatën politike në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, tha se askush në BE nuk e dëshiron bojkotin. Ai gjithashtu dënoi rritjen e nacionalizmit në rajon, të cilin siç tha, politikanët e shfrytëzojnë për tërheqjen e votuesve. “Hijet nga e kaluara nuk ndihmojnë ndërsa procesi i zgjerimit me kalimin e kohës do të bëhet më i vështirë”, shtoi Kukan. (29 Mars, 2017 – http://meta.mk/sq/kukan-bojkotimi-i-parlamentit-eshte-bere-sporti-i-preferuar-ne-ballkan/ )

Deputeti dhe Raportuesi Special për Maqedoninë Ivo Vajgl tha të premten se partitë përgjithësisht konfirmuan pjesëmarrjen në një takim në shtëpinë e politikanit dhe diplomatit francez Jean Monnet në Paris. Në deklaratë, raportuesi pohon se kjo iniciativë nuk zëvendëson Marrveshjen e Pershines apo eshte ndonje vazhdimesi e saj , por një dialog që do të rriste ndjeshmërinë dhe do të kontribuonte në funksionimin konstruktiv të Parlamentit maqedonas.

(10 nëntor 2017 , http://netpress.com.mk/evropratenikot-vajgl-tvrdi-deka-makedonskite-partii-prifatile-da-razgovaraat-vo-pariz/)

Deputeti Ivo Vajgl, i cili është raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian (PE) i bëri thirrje opozitës të kthehet në parlament, si qeveria dhe opozita të punojnë së bashku për të mirën e vendit.

“Qeveria dhe koalicioni qeverisës ka përgjegjësinë për të bërë opoziten te ndihet rehat dhe aktive dhe t’i jepet një shans, veçanërisht në çështjet strategjike që aktualisht mungojnë në këtë kohë. Unë kam shpresa të mëdha nga procesi Jean Monnet, qe me gjasa të nisë në mars, por nuk do të jetë në Paris. Vendimet dhe konkluzionet do të mirren në Kuvend, ” tha Vajgl (26 shkurt 2018 – https://sdk.mk/index.php/makedonija/evropratenitsite-kukan-vajgl-ja-povikaa-opozitsijata-da-se-vrati-vo-sobranieto-vlasta-da-rabotat-na-strateshkite-prashana/)

U lodhët? Po u lodhët derisa i lexoni! Numëroni vitet që ne po hapërojmë mbrapsht! Është shumë. Retorika s’ka ndryshuar e as ne s’jemi përmirësuar. Vazhdojmë … deri kur? Askush s’e di! Më shpejt mund të ndërrohen diplomatët që supozohet se ia duan të mirën Ballkanit sesa mendësia jonë për zgjedhjen e politikanëve që s’dinë se në Kuvend përplasen idetë dhe se pa dialog nuk ka demokraci.

Në një shkrim të radhës, rreth të njëjtës tematikë, asgjë nuk ndryshon, përveç protagonistëve.

© ZHURNAL 09.03.2018, 15:27 | D.J. | 1,940 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."