Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
« INSIDE » Dy kryefamiljare kërkojnë ndihmë, jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira
« INSIDE » Konviktet, edhe pas 20 vjetëve në mjerim
29134555_10157050431214918_1541174378_n.jpg

Shkup, 22 mars - Një tjetër temë mjaft të ndieshme e që preokupon një numër jashtëzakonisht të madh të nxënësve të shkollave të mesme por edhe të studentëve janë konviktet, ato ku kalojnë një pjesë të madhe të ditës dhe kushtet jashtëzakonisht të këqija me të cilat përballen.

Emisioni 'Inside' që transmetohet në ZhurnalTV këtë herë ka trajtuar pikërisht këtë temë, atë që studentët i preokupojnë më së shumti. Ku qëndron problemi, pse nuk zgjidhen dhe rregullohen kushtet elementare në konvikte, a mungojnë mjetet financiare apo menaxhimi i dobët, të gjithë këto i sjellë pikërisht emisioni 'Inside' duke bashkëbiseduar kështu me zv.ministrin për arsim dhe shkencë z. Arbër Ademin, drejtorin e konvikteve studentore z. Dario Nikolovski, kryetari i unionit të studentëve Egzon Shabani, menaxhuesin e një konvikti studentor në Tetovë z. Xhihad Huseini si dhe protagonistë të tjerë të cilët flasin hapur për problemet nëpër konvikte.

Në konviktin “Pellagonija” në Shkup këto janë kushtet me të cilat po mbyllet edhe ky vit akademik për studentët. Një studente, që tashmë 3 vite me radhë banon në këtë konvikt tregon se kushtet janë të këqija dhe se sipas saj, studentët detyrohen që vetë të përkujdesen për rregullimin e dhomave të tyre. Në fillim sigurisht çdokush pret që një konvikt të duket shumë më mirë, të ketë kushte më të mira, por kur të ballafaqohesh me realitetin, në një lloj mënyre zhgënjehesh, sepse kushtet këtu nuk janë aq të mira aq reale sa për të çuar një jetë studentore”, u shpreh një nga studentët.

Disa studentë të kateve më të larta ankohen se kanë probleme me ashensorët, të cilët nuk janë në gjendje funksionale. Ashensori nuk është në gjendje operuese, sikurse në të gjitha konviktet tjera, dhe kjo paraqet një problem të vogël për ata në katin e tetë”, tha një nga studentët. Një pjesë e studentëve nuk dëshirojnë të flasin më tepër për kushtet që kanë në këtë konvikt.

Drejtoria e konviktit të kontaktuar nga ne thonë se studentët përmendin vetëm gjërat negative në konvikt, duke anashkaluar dëmet që ata vetë i shkaktojnë. Sipas tyre, ky konvikt do të fillojë të rinovohet që nga muaji korrik dhe pritet të përfundojë deri në shtator të këtij viti. Problemet me konviktet e vendit kanë filluar disa vite më parë, kur disa studentë shpërndanë fotot e dhomave të tyre në rrjetet sociale.

"Para se të flas për numrin e përgjithshëm të studentëve në Maqedoni që banojnë nëpër konvikte dua të flas se vitin e kaluar ka numër të madh që nuk kërkojnë shërbime dhe kjo shkak i kushteve të këqija që përballen përditë, për momentin numri i studentëve është diku 7 mijë student mirëpo për shkak të kushteve dhe problemeve kemi një ulje prej 6.7% për dallim nga vitet e kaluara", kështu thotë për Inside kryetari i unionit studentor Egzon Shabani.

"Në konviktin studentor Shkupi për ingerencat tona si institucion publik në përbërje të qendrave studentore janë 4 konvikte, këto konvikte ju ofrojnë shërbime studentëve dhe orgabnizimin e pjesës argëtuese dhe normalisht për punët shtesë në jetën e tyre. Pasiqë qeverisja e kaluar ka keqpërdorur mjetet dhe nuk ka investuar si duhet, është dashur vendim tjetër qeveritarë për të vazhduar në përmirësimin e kushteve në konviktet", kështu thotë për Inside drejtori i qendrave konviktore Dario Nikolovski.

"Të gjithë ata që shfrytëzojnë kapacitetet shtetërore për akomodim duhet të kenë kushte të përshtatshme dhe në këtë kontekst dua të them se gjatë viteve të kaluara janë bërë investime thelbësore dhe është përmirësuar jeta studentore në konvikte, këtu dua të them se në vitet e kaluara është bërë rikonstruimi i shumë konvikteve në vend në vlerë prej 5.3 milion euro në dy blloqe", vlerëson për Inside mes tjerave zv.ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi.

Ndryshe nga konviktet studentore që janë në pronë të shtetit e që janë me kushte të mjerueshme, në qytetin e Tetovës ekziston një konvikt privat e që disponon kushte jashtëzakonisht të mira.

"Konvikti dmth për momentin 107 student dhe kapaciteti është për 120 student edhe pse numri ndryshon varësisht nga punët, secili student ka shtratin e tij ka ujë ngrohje dhe gjithë përfshihen në shumën që duhet të paguajë studenti kemi madje edhe kurse të gjuhëve të ndryshme për studentët", thekson për Inside menaxheri i këtij konvikti Xhihad Huseini.

Në vazhdim, mund të ndiqni storien e Inside:

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.03.2018, 23:00  | T.E. | 4,043 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.