Përfundon takimi mes Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës, ja detajet
maqedonia
Përfundon takimi mes Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës, ja detajet

Përfundon takimi mes Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës, ja detajet

Shkup, 22 mars - Ashtu si paralajmëruam më herët, sot është realizuar takim mes kryetarëve të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe atij të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Sipas burimeve te afërta me të dyja partitë në takim është biseduar për situatën aktuale politike dhe kordinimin e aktiviteteve politike në të ardhmen duke unifikuar qëndrimet politike në raport me politikat e Qeverisë.

Sipas po të njëjtave burime mësohet se në takim është rikonfirmuar qëndrimi i të dyja palëve për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy subjekteve që filloj në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vitin e kaluar.

Poashtu burimet tona të afërta me dy subjektet njoftojnë se në takimin e sotëm, Kasami dhe Sela janë dakorduar që javën e ardhëshme të realizojnë takim ku do njoftohen edhe media dhe opinioni publik për qëndrimet e përbashkëta të dy subjekteve.

© ZHURNAL 22.03.2018, 21:14 | T.E. | 8,056 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."