Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
« INSIDE » Dy kryefamiljare kërkojnë ndihmë, jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira
Borë dhe acarë deri në fund të muajt
bora-acarr-2.jpg

Shkup, 22 mars - Temperatura pranverore nuk mund të presim deri në fund të muajit mars, njoftojnë nga Drejtoria Për Punë Hidrometeorologjike. Mëngjesin e sotëm gjithë vendi u mbulua nga shtresa e bardhë e  borës, kështu siç njofton sinoptikja Kostadinka Arsovska automatikisht edhe temperatuart kanë rënë në mënyrë drastike. Reshjet e dëborës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, por me intensitet më të vogël.

 

“Ka shtresë të dëborës pothuajse në të gjitha vendet nga 1 deri në 5 centimetra, në veriperëndim të vendit rreth 10 cm. Tani reshjet janë me intensitet më të vogël, megjithatë do të vazhdojnë deri në fund të ditës dhe do të intensifikohen në orët e mbrëmjes, sidomos në lindje të vendit…Do të vazhdojnë edhe nesër me intensitet më të vogël, në jug reshjet do të jenë të shiut, ndërsa në perëndim të borës, ndërsa në luginën e Shkupit reshjet gjithë kohës do të jenë të borës”.

 

Arsovska bënë të ditur se gjatë fundjavës pritet të ketë mot stabil dhe periudha me diell, por nuk përjashtohet mundësia edhe për reshje të reja.

 

“Për fundjavë, mund të thuhet se do të ketë stabilizim të motit, sespe të shtunën edhe më tej moti do të jetë i lagësht, i ftohtë dhe me intensitet më të ulët të reshjeve të borës, para se gjithash në veriperëndim të vendit. Orët e mëngjesit të së shtunës dhe së dielës, temperatura do të jetë e ulët, rreth 0 gradë. Të dielën paradite, do të ketë edhe periudha me diell, megjithatë nga orët e pasdites presim reshje të tjera”.

Ndërkaq, edhe pse në orët e mëngjesit kishte ndalesa për automjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se ndalesa është hequr. Është hequr ndalesa për kamionë edhe  në rrugën Gostivar-Kërçovë dhe anasjelltas, përmes vendkalimit malor Strazhë. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.03.2018, 20:06  | T.E. | 5,223 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.