Veseli uron Feride Rushitin për çmimin ndërkombëtar për guxim
kosova
Veseli uron Feride Rushitin për çmimin ndërkombëtar për guxim

Veseli uron Feride Rushitin për çmimin ndërkombëtar për guxim

Prishtinë, 22 mars - Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli e ka uruar drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushitin, për çmimin ndërkombëtar për guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Veseli më tej thekson se Rushiti ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend.

“Urime Feride Rushitit çmimin ndërkombëtar për guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Zonja Rushiti ka bërë punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend. Jemi krenarë që me këtë çmim tashmë janë nderuar tri gra nga Kosova: Valdete Idrizi, Arbana Xharra dhe tani edhe Feride Rushiti”, thekson ai.

Ky çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

© ZHURNAL 22.03.2018, 16:16 | Xh.I. | 1,403 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."