Arrestohen personat që rrahën dhe kërcënuan Feron, nuk kishin armë por lodër! (Foto)
showbiz
Arrestohen personat që rrahën dhe kërcënuan Feron, nuk kishin armë por lodër! (Foto)

Arrestohen personat që rrahën dhe kërcënuan Feron, nuk kishin armë por lodër! (Foto)

Në orët e para të ditës së mërkurë, këngëtari i njohur Fero u rrah nga disa persona në lagjen Veterrnik, shkruan GazetaBlic. Pasi, lajmi bëri bujë në media erdhi dhe reagimi i cili pranoi se si ngjarje ishte e vërtetë, por jo se e kishin rrahur.Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe u publikua edhe video gjatë këtij momenti, që doli krejtësisht e kundërta e asaj çfarë tha Fero, pasi ai ishte grushtuar e shqelmuar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj në një prononcim për GazetaBlic ka treguar se personat që rrahën Feron janë arrestuar, duke zbuluar kështu dhe inicialet e personave në fjalë.“Sot njësitet policore të stacionit jugu në Prishtinë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20.03.2018, në lagjen Veterrnik ne Prishtine. Personat e dyshuar D.D (1999), A.S (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998), pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë”, tha Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.Ajo gjithashtu ka folur edhe për armën me të cilën ishte kërcënuar reperi Fero.“Policia ka arrit që nga të dyshuarit të konfiskoj një shkrepse në formë të armës”, përfundoi ajo.

© ZHURNAL 22.03.2018, 16:10 | Z.H. | 3,507 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."