Arsovski: Tensionet në koalicionin qeveritar do të rriten
maqedonia
Arsovski: Tensionet në koalicionin qeveritar do të rriten

Arsovski: Tensionet në koalicionin qeveritar do të rriten

Shkup, 22 mars - Athua ka kaluar muaji i mjaltit mes partnerëve të koalicionit apo ndoshta ka marrëveshje për të kthyer vëmendjen e opinionit nga temat kyçe kombëtare, politike dhe ekonomike, shkruan Rel, transmeton Zhurnal. Analistët nuk besojnë se problemet dhe proceset janë instrumentalizuar nga partitë në pushtet.

Deklaratat e përfaqësuesve të partive të koalicionit në opinion nuk lënë përshtypje për mosmarrëveshje, por ministri i drejtësisë dha dorëheqje për rastin e Almirit të vogël, në protestat për të njejtin rast ishin prezent edhe përfaqësues të BDI-së, ndërsa në Qeveri mbete qëndrimi se vendimet gjyqësore janë vendime të organeve të drejtësisë si institucione të pavarura. Në të njejtën kohë, PSP hapi hetime të reja në të cilën për herë të parë i dyshuar është lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Tensionet në koalicionin qeveritar do të vazhdojnë të rriten, do të vazhdojnë të rriten edhe qasjet e ndryshme ndaj politikës, thotë analisti Petar Arsovski.

“Por, nuk mendoj se vet koalicioni është në rrezik, duke pasur parasysh se dyja partitë politike për momentin iu konvenon të mbeten në koalicion, sepse githa alternativat tjera janë më të këqija, kështu që mendoj se efikasiteti i implementimit dhe koordinimi politik do të vazhdojnë të jenë problematike, por ndonjë problem më i madh në koalicion nuk do të paraqitet, gjegjësisht liderët nuk do të lejojnë që të paraqitet”, thotë ai.

Arsovski mes tjerash thotë se e gjithë situata është e pakëndshme politikisht.

© ZHURNAL 22.03.2018, 16:35 | Xh.I. | 4,597 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."