Pacolli: Zgjidhja e vetme është anëtarësimi i Kosovës në OKB
kosova
Pacolli: Zgjidhja e vetme është anëtarësimi i Kosovës në OKB

Pacolli: Zgjidhja e vetme është anëtarësimi i Kosovës në OKB

Prishtinë, 22 mars - Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i jashtëm Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj publikimeve të mediave serbe lidhur me raportimet se po përgatitet një propozim i ri që do t’i siguronte Kosovës statusin e shtetit vëzhgues në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).Kreu i AKR-së ka thënë se Kosova duke pasur parasysh numrin e njohjeve që ka siguruar, nuk do ta kishte aspak problem që ta sigurojë këtë status. Mirëpo, Pacolili ka vlerësuar se e vetmja zgjidhje si për Kosovën ashtu edhe për rajonin, është anëtarësimi i plotë i Kosovës në OKB.

Reagimi i plotë i Pacollit:

“Po vërej se si mediat serbe vazhdojnë propagandën e oborrit qeveritar serb, fatkeqësisht edhe nëpërmjet mediave të Kosovës, duke raportuar për kinse propozime të reja “të statusit të vëzhguesit të vendit tonë në OKB”. Serbët dhe të gjithë të tjerët, që kanë njohuri procedurale të procesit të anëtarësimit në OKB e dinë shumë mirë se Kosova, me numrin e madh të njohjeve që i ka siguruar nuk ka vështirësi që ta sigurojë këtë status edhe sikur të aplikojë për të brenda këtij viti. Andaj, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate për Kosovën, rajonin, BE-në dhe komunitetin ndërkombëtarë është anëtarësimi i saj i plotë në Kombet e Bashkuara dhe njohja e saj nga Serbia.

© ZHURNAL 22.03.2018, 14:50 | Xh.I. | 800 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."