Revoltohet diaspora shqiptare, ministri Edmond Ademi kujdeset vetëm për diasporën maq..
Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
Ministri Filipçe i vizitoi ushtarët e plagosur
134175226.jpg

Shkup, 22 mars - Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pasdite i vizitoi dy ushtarët e plagosur nga kazerma "Kuzman Josifovski-Pitu" në Tetovë, të cilët janë hospitalizuar në Klinikën për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv dhe qendër emergjente (TOARMIQE).

"Njëri ushtar është 28 vjeçar, ndërsa tjetri është 37 vjeçar. Që të dy janë me lëndime nga armë zjarri në këmbën e kofshën e majtë, janë në gjendje stabile dhe nuk janë në rrezik për jetë. Te të dy do të bëhet intervenim gjatë orëve të pasdites", deklaroi Filipçe pas vizitës.

Shtoi se tani për tani nuk vërehet ndonjë problem serioz në lëvizjen e këmbës tek të dy pacientët. 

UPDATE: 22.03.2018 14:42:00

### 22.03.2018 13:02:00

Dy ushtarët e plagosur të ARM-së janë në gjendje stabile shëndëtësore
132330478.jpg

Shkup, 22 mars - Dy ushtarët e ARM-së të kazermës së Tetovës "Kuzman Josifovski Pitu" të cilët me lëndime të rënda janë pranuar në Qendrën urgjente në Shkup, janë në gjendeje të mirë shëndetësore, raporton Zhurnal. 

Këtë e ka deklaruar për Zhurnal, drejtori i Klinikës së traumatoloigjisë, sëmundjeve ortopedike, anestezizë dhe kujdesit intenziv dhe qendrës urgjendet, Ilir Hasani, i cili ka thënë se për momentin ushtarëve po ju bëhen intervenimet e nevojshme. Ai theksoi se me siguri që do të ketë edhe intervenime operacioni.

Nga ana tjetër, nga Shtabi i përgjithshëm i ARM-së kanë informuar se dy ushtarët janë lënduar gjatë pstrimit të armëve të tyre.

### 22.03.2018 11:20:00

Lëndohen rëndë me armë zjarri dy ushtarë të ARM-së, një shqiptarë dhe një maqedonas
suu.jpg

Shkup/Tetovë, 22 mars - Mëngjesin e sotëm në spitalin klinik të Tetovës janë sjellur dy ushtarë me plagë nga armë zjarri, njofton Zhurnal.

Sipas drejtorit të spitalit të Tetovës, Florim Besimi, dy ushtarët kishin lëndime nga armë zjarri në pjesën e poshtme të boshtit kurizor.

Bëhet fjalë për 27 vjeçarin Mirosllav Jovanovskin nga fshati Saraçinë dhe 37 vjeçarin Veli Shabani nga Shkupi.

Menjëherë është kryer intervenim kirurgjik, por përshkak seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.

Jozyrtarisht, sipas informatave të para nga kazerma e Tetovës, ushtarët janë lënduar nga pakujdesia./Zhurnal.mk

 22.03.2018, 11:20  | D.J. | 16,689 i lexuar

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.