Gjykata e lë sërish Vali Corleone-n në Institutin e Psikiatrisë Forenzike
kosova
Gjykata e lë sërish Vali Corleone-n në Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Gjykata e lë sërish Vali Corleone-n në Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Prishtinë, 22 mars - Vali Corleone do të qëndrojë edhe 15 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike ( psikiatria ligjore) ndërsa lajmin e bëri të ditur zyrtari për informim i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Të pandehurit P.V. i është vazhduar masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike edhe për 15 ditë. Kjo ka ardhur me kërkesë të ekspertit”, tha Shkodra për Kallxo.com.

Kur prokuroria kishte kërkuar paraburgimin e Corleones më 7 mars, Gjykata kishte refuzuar këtë kërkesë duke i caktuar masën e ekzaminimit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike. Këtë vendim gjykata e kishte arsyetuar duke u bazuar në mendimin dhe konstatimin e ekspertit Afrim Canaj.

Corleone dyshohet se ka kryer veprën penale ngacmimi ndaj familjarëve të tij, kështu duke shkaktuar dhunë në familje. Prokuroria pretendon se nën dyshimin e armës, Corleone kishte dëbuar prindërit e vet nga shtëpia.

© ZHURNAL 22.03.2018, 13:13 | Xh.I. | 1,420 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."