Përmbytjet në Shkodër, KESH i jep Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë
shqiperia
Përmbytjet në Shkodër, KESH i jep Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë

Përmbytjet në Shkodër, KESH i jep Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë

Tiranë, 22 mars - Korporata Elektroenergjitike Shqiptare i jep Ministrisë së Mbrojtjes 10 milionë lekë të reja për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër.

Në njoftimin e KESH thuhet se ky institucion solidarizohet me operacionet e gjithanshme të strukturave shtetërore që po menaxhojnë vështirësitë e krijuara në zonën veriore të vendit nga reshjet e dendura dhe të tejzgjatura të muajit Mars 2018.

“Organet drejtuese të Korporatës i kanë akorduar Ministrisë së Mbrojtjes një fond prej 10 milionë lekë të reja si kontribut për përballimin e nevojave jetësore të familjeve të shpërngulura. Korporata, ndërkohë që vijon të ndjekë në dinamikë ecurinë e parametrave hidroenergjetikë në kaskadë dhe të operojë veprat energjetike brenda përgjegjësisë së saj ligjore dhe përcaktimeve rregullatore, po bashkërendon informacionin në kohë reale me të gjitha strukturat e pushtetit qendror dhe lokal dhe emergjencat civile”, njofton KESH.

© ZHURNAL 22.03.2018, 13:10 | Xh.I. | 561 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."