Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
« INSIDE » Dy kryefamiljare kërkojnë ndihmë, jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira
Prej nesër më ftohtë dhe borë
bore_4.jpg

Shkup, 21 mars - Reshje të kohëpaskohshme të borës dhe ulje të temperaturave për dhjetë gradë paralajmërojnë meteorologët prej nesër dhe ditët në vijim.

Prej nesër nën ndikimin të masës së ftohtë ajrore moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të borës, ndërsa në pjesët e skajshme juglindore me reshje të shiut. Lokalisht do të ketë kushte edhe për paraqitje të shiut të ngrirë. Më shumë reshje do të ketë të enjten, kur në shumë vende pritet të bien rreth 20 l/m2. Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë më e vogël bore, ndërsa në male në mënyrë të konsiderueshme do të rritet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri tre, ndërsa ajo e ditës prej minus dy deri gjashtë gradë.

Të premten ende do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, por nga fundi i ditës do të ndalen. Të shtunën mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të dobëta të borës.

Të shtunën dhe të dielën në orët e hershme të mëngjesit në shumë vende temperaturat do të jenë nën dhe rreth zeros, në interval prej minus katër deri një gradë.

Ngrohje graduale do të ketë nga e diela gjatë ditës, kur do të ketë reshje lokale të shiut.

Temperatura do të jetë në rritje nga e hëna kur temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri pesë gradë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.03.2018, 21:17  | T.E. | 7,232 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.