ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Zjarrfikësit në Tetovë ende përballen me zjarrin, një grua transferohet në spital

Zjarri sëpari ka shpërthyer në oxhakun e ndërtesës dhe më pas zjarri ka kapluar edhe çatinë e ndërtesës e cila është nga druri. Siç mësohet nga NJTZ, të lënduar nuk ka por vetëm dëme materiale.

zjarri-637x380-620x330_1521657000-123363.jpg

Tetovë, 21 mars - Ekipet e zjarrfiksave me tre kamionë cisterne kundër zjarrit dhe disa zjarrfikës po luftojnë edhe në këto çaste me zjarrin pas gati tre orëve betejë për lokalizimin e zjarrit në kaploi ndërtesën përballë shkollës Liria në Tetovë.

Zjarri sëpari ka shpërthyer në oxhakun e ndërtesës dhe më pas zjarri ka kapluar edhe çatinë e ndërtesës e cila është nga druri. Siç mësohet nga NJTZ, të lënduar nuk ka por vetëm dëme materiale.

UPDATE: 21.3.2018 19:50:00

### 21.3.2018 18:06:00

Kaplohet nga zjarri ndërtesa në qendër të Tetovës, të lënduar nuk ka vetëm dëme materiale


Tetovë, 21 mars - Para pak minutash një ndërtesë është kapluar nga zjarri pikërisht në qendër të qytetit të Tetovës përballë ndërtesës së gjykatës.

Zjarri është përkeqësuar e siç raportohet nga tereni, zjarri ka marrë përmasa të mëdhaja ku zjarrfikësit luftojnë me zjarrin.

Nga NJTKZ thonë se të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale.

 21.3.2018, 18:06  | T.E. | 3,256 i lexuar

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

 

 

Konfirmohet mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 22 tetor - Ambasadorja britanike Rejçel Gallouej në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, e përshëndeti vendimin e Kuvendit të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm përpara në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi pres qendra qeveritare, të dy gjatë takimit kanë konstatuar se shumica prej dy të tretave në Kuvend për Propozimin për ndryshimet kushtetuese dëshmoi se është e mundur që deputetët e pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për çështje kyçe për qytetarët dhe për shtetin, siç janë integrimet dhe reformat. Bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje për të përforcuar konsensusin në Kuvend për çështje me interes shtetëror.

“Do të vazhdojmë në një atmosferë pozitive, nëpërmjet konstruktivitetit dhe përfshirjes, me deputetët në Kuvend, të punojmë në projekt amendamentet kushtetuese. Vërejtjet e deputetëve të opozitës të cilët dhanë mbështetje në procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, në lidhje me përmbajtjen e amendamenteve, janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës”, tha kryeministri Zaev, qëndron në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, shtohet, në lidhje me reformat ka njoftuar se fokusi është në fazën e dytë të reformave gjyqësore, ligjet kundër korrupsionit, reformat në DZK, në administratën publike.

Ambasadorja Gallouej njoftoi se Mbretëria e Bashkuar në mënyrë aktive e ndjek situatën politike në Maqedoni dhe se jep mbështetje parimore për pajtim, që është e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, dhe me atë edhe për stabilitetin e gjithë rajonit, qëndron në kumtesë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2018, 16:19  | T.E. | 3.006 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.